Macron: Franca dhe aleatët “mund ta kishin ndalur” gjenocidin në Ruandë

Presidenti francez, Emmanuel Macron, beson se Franca dhe aleatët e saj perëndimorë dhe afrikanë “mund ta kishin ndalur” gjenocidin në Ruandë në vitin 1994

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron.

Presidenti francez, Emmanuel Macron, beson se Franca dhe aleatët e saj perëndimorë dhe afrikanë “mund ta kishin ndalur” gjenocidin në Ruandë në vitin 1994, por nuk patën vullentin për t’i dhënë fund vrasjes së rreth 800,000 njerëzve, shumica të përkatësisë etnike tutsi, sipas një njoftimi të shpërndarë të enjten nga presidenca franceze.

Në një videoincizim, që do të transmetohet të dielën me rastin e 30- vjetorit të gjenocidit, presidenti Macron do të theksojë se “kur filloi faza për shfarosjen e plotë të banorëve tutsive, bashkësia ndërkombëtare i pati mundësitë për të qenë në dijeni dhe për të vepruar,” sipas një zyrtari të presidencës, që nuk deshi të identifikohej me emër.

Presidenti Macron beson se në atë kohë bashkësia ndërkombëtare e kishte përvojën historike, pasi kishte qenë dëshmitare e gjenocidit të Holokaustit në Luftën e Dytë Botërore dhe e vrasjes në masë të armenëve nga Turqia Osmane gjatë Luftës së Parë Botërore.

Presidenti Macron thotë se “Franca, e cila mund ta kishte ndalur gjenocidin me aleatët e saj perëndimorë dhe afrikanë, nuk e pati vullentin” ta bëjë një gjë të tillë, shtoi zyrtari.

Presidenti Macron nuk do të marrë pjesë në tubimet përkujtimore që do të mbahen të dielën në Kigali, që do të drejtohen nga presidenti i Ruandës, Paul Kagame. Francën do ta përfaqësojë ministri i Jashtëm, Stephane Sejourne.

Gjatë një vizite në Ruandë në vitin 2021, zoti Macron pranoi “përgjegjësinë” e Francës në gjenocid dhe tha se vetëm të mbijetuarit mund të ofrojnë “dhuratën e faljes.”

Por ai nuk kërkoi falje dhe presidenti Kagame, i cili udhëhoqi kryengritjen e banorëve tutsi për t’i dhënë fund gjenocidit, ka kërkuar prej kohe një deklaratë më të fuqishme.

Një komision historik i themeluar nga presidenti Macron, arriti në përfundimin në vitin 2021 se Franca, e udhëhequr nga ish-presidenti, Francois Mitterrand, “dështoi”, por shtoi se nuk ka prova se Parisi është fajtor për vrasjet. /VoA

Shija e redaktorit

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

BookFest rikthehet në Albi Mall: 10 ditë me zbritje speciale,...

Nga 10 deri më 19 korrik, Libraria Dukagjini sjell edicionin e katërt të BookFest, festivalit të librit që tashmë është shndërruar në një pikëtakim...

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Të fundit nga rubrika