Macron: Kam pasur një bisedë me Mbappe

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron ka pranuar se ka biseduar me sulmuesin francez Kylian Mbappe para se futbollisti të vendoste për të ardhmen e tij

Emmanuel Macron dhe Kylian Mbappe

Pas përfoljes se Mbappe do të shkonte në Spanjë për të luajtur për klubin e futbollit, Real Madrid, ku kontrata e tij me Paris Saint German (PSG) skadon në verën e këtij viti, superylli Mbappe nënshkroi një kontratë të re me Kampionët e Ligës 1.

“Po, është e vërtetë që kam pasur një bisedë me Kylian Mbappe përpara se ai të merrte një vendim të vendosur për të ardhmen e tij”, ka thënë Macron.

Presidenti i Francës është shprehur se atë që e kanë biseduar nga ana e tij ka qenë këshillë në një mënyrë joformale që ai të qëndronte në Francë, ai e ka konsideruar si përgjegjësi pasi që është president dhe vendi duhet të mbrohet në mënyrë miqësore.

“Unë kurrë nuk kam ndërhyrë në asnjë transferim”, ka thënë Macron.

“Ashtu si çdo qytetar tjetër, kur bëhet fjalë për çështjet sportive, unë gjithmonë dua të shoh një lojë të mirë dhe të bëj tifo për një ekip, veçanërisht, në rastin tim, Olympique de Marseille.”

Macron u shpreh edhe për ato që kanë ndodhur në Saint Denis para fillimit të finales së Ligës së Kampionëve.

“Unë simpatizoj të gjithë ata që nuk kanë mundur të hyjnë në vendet e tyre, pavarësisht se kanë paguar biletat e tyre, këta njerëz duhet të kompensohen sa më shpejt të jetë e mundur”, tha Macron.

Macron gjithashtu i ka kërkuar qeverisë që të sqarojë se çfarë ka ndodhur në finalen e Ligës së Kampionëve, dhe të shpjegojë këtë për francezët, spanjollët dhe britanikët.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika