Macron kërcënon me vizat, në Kosovë vlerësohet i mundur rishikimi

Shumë serioz dhe të mundur po e shohin paralajmërimin për kthim prapa në çështjen e vizave, disa nga njohësit e integrimeve evropiane në Kosovë. Ka të tillë që thonë se një gjë e tillë nuk mund të ndodhë. Këtë çështje e ktheu në diskutimin publik, presidenti francez Emmanuel Macron, i cili tha se mund të ketë rishikim të politikave të vizave dhe atyre ekonomike ndaj Kosovës e Serbisë, nëse palët nuk tregohen të përgjegjshme në dialog

Sigurinë e qytetarëve të Kosovës e edhe krerëve të saj se për udhëtimet në BE, nuk do të kenë më nevojë për viza, presidenti i Francës e luhati veç me një deklaratë.

Një ditë më parë në fjalën e tij para ambasadorëve, Emanuel Macron ka deklaruar se politikat e vizave e ato ekonomike do të rishikohen po që se palët dështojnë të sillen me përgjegjësi, duke iu referuar Kosovës e Serbisë.

Ky kërcënim është mjaft serioz për profesorin e marrëdhënieve ndërkombëtare Dritëro Arifi, i cili shprehet se Kosova duhet t’i kryejë urgjentisht detyrat e shtëpisë.

“Është shumë me rëndësi kush e thotë edhe çka thotë, dhe kur e analizojmë që Presidenti i Francës, Franca është një prej vendeve udhëheqëse të Bashkimit Evropian, dhe një prej vendeve vendimmarrëse në çdo proces si për viza si për anëtarësim si për çdo gjë tjetër, atëherë është më shumë se serioze. Prandaj duhet marrur shumë seriozisht. Nuk po flas për palën tjetër, po flas për palën kosovare. Duhet shumë seriozisht të merret ky paralajmërim jo i mirë dhe jo në kohën e duhur, sepse Kosova veçse është në sanksione”, ka thënë Arifi.

Rishikimi i çështjes së vizave për Kosovën është krejt i mundur edhe sipas ligjëruesit Universitar, Abit Hoxha.

“Mendoj se mesazhi është i qartë nga presidenti Macron, për shkak se mesazh i dërgohet Kosovës më shumë se Serbisë, për shkak se Kosova deri më tani nuk ka mund ta komunikojë mirë, këtë ndryshimin e politikave për veriun e vendit dhe në raport me Serbinë. Kosova duhet të vazhdojë me punën që i takon, me krijimin e asociacionit numër një dhe numër dy me integrimin e veriut në strukturat e shtetit të Kosovës”, ka thënë Hoxha.

Mirëpo mendim të kundërt ka drejtori i Institutit Epik, Demush Shasha. Ai kërkon që kjo deklaratë mos të merret seriozisht, përderisa të mos vijë prej Komisionit Evropian.

“Pezullimi i liberalizimit të vizave është akt ekstrem që merret në raste ekstreme. Për shembull Rusisë iu pezullua vetëm pasi që pushtoj Ukrainën. Vanautusë iu pezullua vetëm pasi që refuzoj me kokëfortësi të ndal skemën e “pasaportave të arta”. Serbisë nuk iu pezullua liberalizimi përkundër që u shndërrua në portën kryesore të migrimit ilegal në BE. Çfarë dua të them është se standardi i pezullimit te liberalizimit të vizave është shumë shumë i lartë. Ne sot jemi shumë larg këtij standardi”, është shprehur Shasha.

20 prilli i këtij viti ka shënuar fundin e betejës për të fituar liberalizimin e vizave, ku parashihet që më së voni nga 1 janari i vitit 2024 qytetarët e Kosovës të mund të udhëtojnë pa viza në cilindo nga shtetet anëtare të zonës “Schengen”.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika