Macron mund të emërojë kryeministrin e ri brenda 48 orëve, thotë Lecornu
Kryeministri francez në largim, Sebastien Lecornu, ka konfirmuar se presidenti Emmanuel Macron mund të emërojë një kryeministër të ri brenda 48 orëve të ardhshme. Lecornu ka theksuar se ai e konsideron misionin e tij të përfunduar dhe nuk do të tërheqë dorëheqjen e dhënë javën e kaluar. Ai ka shtuar se parlamenti francez mbetet i […]
Kryeministri francez në largim, Sebastien Lecornu, ka konfirmuar se presidenti Emmanuel Macron mund të emërojë një kryeministër të ri brenda 48 orëve të ardhshme.
Lecornu ka theksuar se ai e konsideron misionin e tij të përfunduar dhe nuk do të tërheqë dorëheqjen e dhënë javën e kaluar.
Ai ka shtuar se parlamenti francez mbetet i fragmentuar, por ende ka mundësi për një kompromis, duke përmendur ekzistencën e një “shumice absolute” që refuzon zgjedhjet e reja.
Ai gjithashtu ka potencuar rëndësinë e arritjes së një marrëveshjeje për buxhetin, duke pranuar se ky proces është i vështirë, por jo i pamundur.
“Jam i bindur se kushdo që zgjidhet kryeministër do të duhet të krijojë një ekip që është krejtësisht i painteresuar në garën presidenciale të vitit 2027”, i ka thënë ai televizionit francez.
Kush do të jetë kryeministri i ardhshëm mbetet ende pikëpyetje dhe vendimi final është plotësisht në dorën e presidentit Macron, raporton BBC.















