Macron – në kërkim të ruajtjes së pushtetit

Presidenti francez Emmanuel Macron do të zhvillojë këtë javë bisedime me përfaqësuesit e partive kryesore politike të Francë,s për të gjetur një zgjidhje politike pasi koalicioni i tij nuk arriti të fitonte shumicën në zgjedhjet parlamentare

Emmanuel Macron, presidenti francez

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, do të takohet me përfaqësuesit e partive politike, për të gjetur zgjidhje pasi koalicioni i tij nuk arriti të fitonte shumicën në zgjedhjet parlamentare.

Takimet do të zhvillohen të martën dhe të mërkurën në Pallatin Elysee.

Qëllimi i bisedimeve do të jetë “ndërtimi i zgjidhjeve për t’i shërbyer francezëve” në një kohë kur nuk ka “shumicë alternative” për atë të aleancës qeverisëse të Macron, është shprehur një zyrtar presidencial.

Sipas tij, ftesat u janë dërguar partive, liderit të së majtës së fortë, Jean-Luc Melenchon dhe lideres së ekstremit të djathtë, Marine Le Pen.

Presidenti francez Emmanuel Macron

“Si garant i institucioneve, presidenti i Republikës është i vendosur të veprojë në interes të francezëve”, shtoi zyrtari, shkruan REL.

Ndonëse Macron ende nuk e ka komentuar publikisht rezultatin e zgjedhjeve, analistët konsiderojnë se Macron mund të arrijë një marrëveshje me partinë tradicionale të krahut të djathë, Republikanët (LR).

Ata kanë konfirmuar se udhëheqësi i saj, Christian Jacob, e kishte pranuar ftesën për të marrë pjesë në takim.

Ndërkohë, nuk ka pasur asnjë koment të menjëhershëm nga palët e tjera.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika