Macron në Tiranë: Vizita ime në Shqipëri korrigjon historinë

Presidenti francez Emmanuel Macron që ndodhet që prej ditës së djeshme në Tiranë, ka mbajtur fjalën e tij në konferencën e përbashkët me kreun e qeverisë Edi Rama

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ndodhet për një vizitë zyrtare në Shqipëri.

Macroni theksoi se është i lumtur që ndodhet në vendin tonë duke shtuar se vizita e tij është korrigjim i historisë, duke qenë se asnjë president francez nuk ka qenë më parë në vendin tonë.

Mes tjerash, ai nënvizoi se Franca do të angazhohet në ecurinë e Shqipërisë, por jo vetëm.

“Jam i lumtur që jam këtu, në një moment kaq të vështirë për Evropën tonë, që i është nënshtruar rikthimit të luftës në territorin e saj me atë që po përjeton Ukraina, me rikthimin e terrorizmit në vendin tonë. Brukseli u sulmua mbrëmë dhe dy shtetas suedezë u prekën nga ky sulm terrorist. Tani po mendoj për ta”, ka thënë ai.

Tutje, Macroni ka shtuar se “të jem në krahun e tuaj sot do të thotë që të shënoj një formë riangazhimi të Francës në vendin tonë dhe në rajon.  Ishte një gabim i thellë që prej vitit 1912 asnjë president francez nuk ka ardhur në vendin tuaj. Ishte momenti për ta bërë. Kjo vizitë zyrtare ishte një rregullim i gabimit”.

Gjatë ditës së dytë të vizitës të presidentit francez, Emmanuel Macron, në Tiranë janë nënshkruar disa marrëveshje ekonomike dhe bashkëpunimi mes dy vendeve.

Marrëveshjet e firmosura

  • Udhërrëfyes për bashkëpunimin ekonomik mes Shqipërisë dhe Francës.
  • Memorandumi i mirëkuptimit për bashkëpunimin e ndërsjelltë midis Këshillit të Ministrave të Shqipërisë dhe Agjencisë Franceze të Zhvillimit.
  • Marrëveshje bashkëpunimi nëpërmjet Ministrisë së Kulturës së Shqipërisë dhe Qendrës Kombëtare për Kinemanë të Francës.
  • Deklaratë qëllimi mes Ministrisë të Brendshme të Shiqipërisë dhe Francës në lidhje me forcimin e bashkëpunimit policor në fushën balistike.

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika