Macron nga Tirana bën thirrje për unitet të Evropës

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në fjalimin e tij gjatë sesionit të parë të Samitit të gjashtë të Komunitetit Politik Evropian në Tiranë, bëri thirrje për një bashkëpunim më të thelluar mes shteteve evropiane për të përballuar kërcënimet që vijnë nga jashtë.

Ai theksoi se vetëm përmes unitetit, Evropa mund të garantojë sigurinë, stabilitetin dhe zhvillimin demokratik e ekonomik të saj.

“Evropa ka shumë më rëndësi sot sa i takon sigurisë sonë. Do të doja të ndërtonim një koalicion shtetesh, organizatash ndërkombëtare për të luftuar trafikun edhe në porte e lumenj, pastrimin e parave dhe korrupsionin dhe për të forcuar programet e parandalimit. I gjithë ky trafikim është i ndërlidhur, ndaj na duhet bashkëpunim konkret për këto çështje. Pika e tretë kemi të bëjmë me sigurinë tonë demokratike. Mund ta kuptojmë nga zgjedhjet, të fundit Rumania dhe Moldavia, ka kërcënime që po minojnë demokracitë tona, ka ndërhyrje të huaja konstante dhe këto po minojnë demokracitë tona. Ne kemi nisur një nismë dhe kemi vendosur pikë kontakti për të rritur bashkëpunimin tonë, por duhet të bëjmë më shumë që të mbrojmë infrastrukturën kritike nga sulmet kibernetike”, ka thënë Macron.

Presidenti francez gjithashtu theksoi rëndësinë e luftës kundër trafikimit, korrupsionit dhe pastrimit të parave, duke propozuar ndërtimin e një koalicioni shtetesh dhe organizatash ndërkombëtare për të adresuar këto çështje me konkretësi, sidomos në portet dhe lumenjtë evropianë.

Në planin ekonomik, Macron vuri në dukje rëndësinë e tregut të përbashkët europian prej 700 milionë konsumatorësh, i cili sipas tij mund të përballojë më me sukses konkurrencën nga Kina.

Ai kërkoi heqjen e barrierave tregtare dhe përmirësimin e integrimit ekonomik dhe rajonal.

“Na duhet të rrisim bashkëpunimin duke hequr barrierat tregtare. Duhet të sigurohemi që kjo Evropë e gjerë të jetë më e bashkuar ekonomikisht dhe nga pikëpamja tregtare. Kjo është edhe pjesë e diskutimeve mes BE dhe Britanisë së Bashkuar. Duhet bërë më shumë edhe për integrimin rajonal. Ne do të bashkrendohemi për të luftuar të gjitha kërcënimet që vijën nga jashtë. Do të jemi më të fortë po të rrimë së bashku, 700 mln konsumatorë. Do të jemi më të aftë për të përballuar konkurrencën nga Kina. Unë sugjeroj të bashkërendojmë punë tonë edhe për çështje ekonomike. Jemi në një pikë në kohë ku duhet që t’i dalim zot situatës. Rreziku për Evropën është i pranishëm dhe KPE na ndihmon që të shtrihemi nga pikëpamja ushtarake dhe na lejon të bashkërendojmë disa nisma konkrete. Është koha që të ngrihet një sekretariat që të mund të bashkërendojë këto aktivitete dhe që ndoshta të përfshirë praninë e Këshillit Evropian”, ka shtuar Macron.

Duke komentuar për luftën në Ukrainë, Macron rikonfirmoi mbështetjen e Francës dhe të Europës për Kievin.

“Mbledhja me të gjithë krerët e shteteve dhe qeverive që përfaqësojnë këto vende, kjo na jep shansin e një kontinenti më të gjerë, të përballemi me sfida e ta bëjmë këtë sëbashku, në unitet. Lufta e agresionit rus në Ukrainë dhe Volodymyr e di sesa jemi në krah të tij. Kemi krijuar Koalicionin e të Vullnetshmëve dhe është shumë e rëndësishme të mbështet armëpushimi dhe orët e fundit Rusia nuk e do këtë armëpushim. Nuk do të ketë armëpushim spontan, Rusia duhet t’i kthehet bisedimeve që u mbajtën në 2022. Duhet të këmbëngulim që të sigurojmë një paqe të qëndrueshme. Kush thotë që kur vjen fjala për sovranitet territorial ju bërtisni se është kërcënim për jetën dhe ju jeni të heshtur kundrejt katastrofave humanitare. Për të qenë të besueshëm duhet të kemi një reagim të përbashkët. Duhet të veprojmë sëbashku”, ka thënë ndër të tjera presidenti francez.

Shija e redaktorit

Komuna e Pejës nderon disa figura në ditën e çlirimit,...

Qyteti i Pejës të hënën e ka shënuar ditën e çlirimit ku Komuna është përkujdesur që qytetarëve t’iu ofrojë aktivitete të ndryshme. Dita nisi me...

Dita e dytë e Grupit “EEPG” në Pejë, flitet për...

Dita e dytë në hotelin “Dukagjini” në Pejë ku janë mbledhur botues dhe ekspertë të fushës së arsimit nga vende të ndryshme të Evropës,...

BOTUESIT EVROPIANË NË KOSOVË: “DUKAGJINI” DHE EEPG-JA ME DISKUTIM SHKENCOR...

Grupi i Botuesve Evropianë për Arsim (EEPG), në bashkëpunim me shtëpinë botuese "Dukagjini", po organizon eventin: "TEACHING TOGETHER: EMPOWERING EDUCATORS AND ELEVATING PUBLISHER'S ROLE...

Të fundit nga rubrika