Macron: Nuk do të takohem me Putinin, pa marrë një sinjal nga ai

Presidenti i Francës, Emanuel Macron, gjatë vizitës në Kiev të Ukrainës ka thënë se nuk do të takohet me presidentin rus, Vladimir Putin, pa marrë një sinjal nga ai dhe se marrëdhëniet me Kievin zyrtar janë të mira

Presidenti francez Emmanuel Macron

Gjatë vizitës në Ukrainë, presidenti francez Emmanuel Macron, ka thënë se nuk do të shkojë në Rusi pa “parakushte”, siç është një “sinjal” nga presidenti ruse, Vladimir Putin, raporton CNN.

“Nuk do të shkoj siç është gjendja kështu”, tha presidenti francez gjatë një interviste për televisionin francez, TF1 nga Kievi.

Macron tutje është shprehur se do të vazhdojë të angazhohet me Putinin për çështje humanitare, duke përfshirë të burgosurit dhe sigurinë ushqimore.

Ai beson se marrëdhënia e tij me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy, nuk ka ndryshuar shkaku i dialogut me Putinin.

“Nuk mendoj se mund të themi se marrëdhënia jonë është ftohur. Franca ka mbajtur të njëjtin qëndrim”, shtoi Macron.

Presidenti francez Macron në mbështetje të Ukrainës

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika