Macron paralajmëron masa ndaj Kosovës e Serbisë për “mungesë përgjegjësie”

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka paralajmëruar masa për Kosovën dhe Serbinë nëse nuk ndjekin marrëveshjen e Brukselit dhe nuk sillen me përgjegjësi në zgjidhjen e konfliktit

Presidenti francez, Emmanuel Macron

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka paralajmëruar masa ndaj Kosovës dhe Serbisë nëse ato nuk ndjekin një “rrugë të përgjegjshme”.

Ai ka shprehur këtë qëndrim gjatë fjalimit të tij të përvjetshëm para ambasadorëve.

“Ne presim që paqja do të kthehet në këtë pjesë. Franca e Gjermania kanë bërë zotime sa i përket politikave të vizave dhe çështje tjera ekonomike, të cilat do të rishikohen nëse palët dështojnë të sillen me përgjegjësi. Duhet të jemi vigjilentë veçanërisht në këtë aspekt, veçanërisht kur bëhet fjalë për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor”, ka thënë Macron.

Macron ka theksuar se marrëveshja e njohur si propozimi “franko-gjerman”, e arritur në Bruksel, është zgjidhja e duhur për konfliktin dhe se të dyja palët duhet të angazhohen plotësisht në zbatimin e saj.

Po ashtu, ai ka bërë thirrje për riorganizimin e zgjedhjeve në katër komunat në veri të Kosovës dhe për rikthimin e komunitetit serb në institucionet e Kosovës.

Gjithashtu, ai ka përmendur nevojën për formimin e Asociacionit dhe ka shprehur pritjen që paqja të kthehet në këtë pjesë të rajonit.

Macron ka përmendur edhe zotimet e Francës dhe Gjermanisë për të ndihmuar në politikat e vizave dhe çështjet ekonomike, por ka bërë të qartë se këto zotime do të jenë në rrezik nëse palët në konflikt nuk sillen me përgjegjësi.

Ai ka vënë në dukje se stabiliteti në Ballkanin Perëndimor është një çështje e rëndësishme për rajonin dhe për Evropën në tërësi dhe duhet të mbrohet me kujdes.

 

Shija e redaktorit

Konkursi për gradimin e policëve – “Të fortët” e Policisë...

Konkursi për gradim të policëve nga “Polic i lartë” në “Rreshter” u mbajt më 4 maj, dhe siç nënkuptohet edhe atë ditë do të...

Trepça triumfon në finalen e parë me rikthim ndaj Yllit

Finalja e parë e “Play-off”-it i ka takuar Trepçës. Mitrovicasit edhe pse ishin duke humbur me 13 pikë dallim, të përkrahur nga tifozët kanë...

Kamberi: Pas Malit të Zi edhe Maqedonia e Veriut po...

Analisti politik, Belgzim Kamberi, ka thënë se fitorja bindëse e VMRO-DPMNE-së, nuk është lajm i mirë për Ballkanin Perëndimor dhe as për Bashkimin Evropian...

Të fundit nga rubrika