Macron: Populli venezuelian është çliruar nga diktatura e Nicolas Maduro

Presidenti francez, Emmanuel Macron.

Presidenti i Franca-s, Emmanuel Macron, ka reaguar përmes një postimi në platformën X, duke deklaruar se populli venezuelian është çliruar nga diktatura e Nicolas Maduro.

Reagimi i Macron vjen vetëm disa orë pas arrestimit të Maduron nga forcat amerikane, në një operacion të urdhëruar nga presidenti i Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.

“Populli venezuelian sot është çliruar nga diktatura e Nicolas Maduro dhe nuk mund të bëjë gjë tjetër veçse të gëzohet”, ka shkruar Macron.

Ai ka theksuar se, duke marrë pushtetin dhe duke shkelur liritë themelore, Maduro “ka cënuar rëndë dinjitetin e vetë popullit të tij”.

Presidenti francez ka nënvizuar se faza e ardhshme duhet të fokusohet në një tranzicion të qetë dhe demokratik.

“Tranzicioni i ardhshëm duhet të jetë paqësor, demokratik dhe i respektueshëm ndaj vullnetit të popullit venezuelian”, ka theksuar ai, duke shprehur shpresën se presidenti Edmundo González Urrutia do të mund të sigurojë sa më shpejt këtë proces.

Macron bëri të ditur se është në komunikim të vazhdueshëm me partnerët rajonalë, ndërsa shtoi se Franca është plotësisht e mobilizuar në këto momente të ndjeshme.

“Franca është plotësisht e vëmendshme, veçanërisht për të garantuar sigurinë e shtetasve të saj në këto orë pasigurie”, përfundoi ai.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika