Macron pritet me një ceremoni shtetërore nga presidenti Begaj
Presidenti francez, Emmanuel Macron, sot është pritur nga presidenti Bajram Begaj me një ceremoni shtetërore, ku u interpretuan himnet e të dyja vendeve e më pas u krye kalimi para truprojës së nderit. Takimi mes tyre do të jetë kokë më kokë, pa praninë e mediave. Macron ndodhet në Tiranë që prej ditës së djeshme, […]
Presidenti francez, Emmanuel Macron, sot është pritur nga presidenti Bajram Begaj me një ceremoni shtetërore, ku u interpretuan himnet e të dyja vendeve e më pas u krye kalimi para truprojës së nderit.
Takimi mes tyre do të jetë kokë më kokë, pa praninë e mediave. Macron ndodhet në Tiranë që prej ditës së djeshme, një vizitë kjo e parë për një president francez në Shqipëri.
Ditën e djeshme presidenti francez e nisi viztën e parë zyrtare me një ceremoni në Pallatin e Brigadave, ku shkrimtari i madh Ismail Kadare i dorëzoi dekoratën më të lartë “Oficeri i Madh i Legjionit të Nderit”.

Një ditë më parë, Macron e kishte mbajtur një fjalim në gjuhën shqipe, duke thënë “rroftë Shqipëria”.
“Po e ngre gotën time për Shqipërinë, për popullin shqiptar, për çastet e veçanta e që na bashkojnë, për Evropën që po ndërtojmë bashkë. Rroftë Shqipëria, rroftë miqësia franko-shqiptare”, ka deklaruar presidenti francez në shqip.















