Presidenti i Francës, Emmanuel Macron pas sulmit në spitalin e Gazës, ku mbetën të vrarë më shumë se 500 persona, ka kërkuar që ‘’qasja humanitare në Rripin e Gazës duhet të hapet pa vonesë’’.

I pari i Francës gjithashtu ka thënë se ‘’Asgjë nuk mund të justifikojë goditjen e një spitali. Asgjë nuk mund të justifikojë shënjestrimin e civilëve. Franca dënon sulmin në spitalin arab Al-Ahli në Gaza, i cili shkaktoi kaq shumë viktima palestineze’’ duke thënë se në këto momente të vështira jemi me ta[palestinezët] dhe se ky rast duhet të zbardhet sa ma parë.

Humanitarian access to the Gaza Strip must be opened back without delay.

— Emmanuel Macron (@EmmanuelMacron) October 17, 2023

Scholz evakuohet nga avioni pas alarmit të sulmit ajror në Izrael