Macron telefonon Kurtin, ia përmend rëndësinë e Asociacionit për anëtarësim në KiE

"Megjithatë, ai nënvizoi rëndësinë që Franca i kushton, edhe në kontekstin e aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës, progresit të shpejtë dhe të pakthyeshëm në zbatimin nga autoritetet kosovare të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe"

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron dhe Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron ka telefonuar kryeministrin, Albin Kurti, të cilit ia ka përmendur rëndësinë e zbatimit të Asociacionit të komunave me shumicës serbe në kontekstin e anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës.

Kështu është njoftuar nga Presidenca franceze, ku thuhet se Macron ia ka rikujtuar Kurtit mbështetjen e palëkundur të Francës për pavarësinë dhe integrimin evropian të Kosovës.

“Ai nënvizoi përkushtimin e tij për dialogun ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, në mbështetje të ndërmjetësimit evropian dhe bëri thirrje për zbatimin e plotë të marrëveshjeve Bruksel-Ohër.  Presidenti i Republikës përshëndeti zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për Manastirin e Deçanit. Megjithatë, ai nënvizoi rëndësinë që Franca i kushton, edhe në kontekstin e aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës, progresit të shpejtë dhe të pakthyeshëm në zbatimin nga autoritetet kosovare të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe’’, thuhet në njoftim.

Gjithashtu siç thuhet në njoftim, Macron teksa ka shprehur keqardhje për dështimin e “referendumit” për shkarkimin e kryetarëve të komunave në veri të Kosovës, ka kërkuar zgjedhje të reja atje.

“Ai ka kujtuar se organizimi i zgjedhjeve të reja sa më shpejt ka mbetur i domosdoshëm, me pjesëmarrjen e popullatës serbe”, thuhet në njoftim.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika