Macron: Ukraina ka nevojë për mbështetjen tonë më shumë se kurrë
Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka ripohuar se Ukraina ka nevojë për mbështetje më shumë se kurrë, teksa ka pritur kryeministrin suedez, Ulf Kristersson në Paris të martën e 3 janarit. Kryeministri Kristersson ka thënë se fitorja e Ukrainës është ekzistenciale për Evropën dhe për të gjithë botën, duke përcaktuar prioritetet për Suedinë pasi ajo mori […]
Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka ripohuar se Ukraina ka nevojë për mbështetje më shumë se kurrë, teksa ka pritur kryeministrin suedez, Ulf Kristersson në Paris të martën e 3 janarit.
Kryeministri Kristersson ka thënë se fitorja e Ukrainës është ekzistenciale për Evropën dhe për të gjithë botën, duke përcaktuar prioritetet për Suedinë pasi ajo mori presidencën e radhës të Bashkimit Evropian më 1 janar.
Të dy udhëheqësit përmendën kërkesën e Suedisë dhe Finlandës për t’u bashkuar me NATO-n, me Macron që u shpreh se Suedia “mund të llogarisë në mbështetjen dhe solidaritetin e Francës”.
Kristersson ka theksuar se Suedia ishte “shumë mirënjohëse” për “mbështetjen e fortë”, duke shtuar “ne po bëjmë pikërisht tani atë që thamë se do të bënim për të qenë në gjendje të hynim në Aleancë sa më shpejt të jetë e mundur”, raporton CNN.















