Macron vlerëson Ismail Kadarenë me Dekoratën e “Oficerit të Madh të Legjionit të Nderit”

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron i cili mbërriti mbrëmjen e së hënës në Tiranë, i dorëzoi shkrimtarit Ismail Kadare Dekoratën e “Oficerit të Madh të Legjionit të Nderit”

Presidenti i Francës Emanuel Macron, ka arritur në Tiranë, aty ku pritet të zhvilloj takime në kuadër të samitit të Procesit të Berlinit.

Macron është pritur nga Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, e shkrimtari i mirënjohur shqiptar i cili së fundmi mori edhe pasaportën e Kosovës, Ismajl Kadare.

Në ceremoninë e mbajtur në Pallatin e Brigadave, Macron foli më superlativa për letërsinë e Kadaresë që siç tha arriti të mashtronte censurën dhe regjimin përmes metaforës dhe gjuhës gjeniale.

Sakaq, Macron ka theksuar se Kadare ishte i njohur në vendin e tyre përmes romanit të njohur “Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur”, përpara se të shkonte për të jetuar.

“Ju rritët një xhevahir arkitekture qyteti i Gjirokastrës, në një shtëpi të madhe që ju e mbushët plot me ëndrrat tuaja. Në moshën 11-vjeçare ju apasionoheni pas Makbethit, aq sa e kopjuat të gjithin me dorë. Më pas me Homerin, Gogolin ju blindoni ekzistencën tuaj intelektuale”.

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron gjate konferences per media ne Tirane

“Në nëntor të vitit 1990 ju vendosët të kërkoni azil politik. Në atë moment u kthyet në vendin që i pari përktheu librat tuaja. Një vend që jetonte brenda jush përpara se ju të jetonit te ai. Aq sa kur ishit 16 vjeç i këndonit me vargje bukurisë së një kryeqyteti që nuk e kishit shkelur kurrë. Një vend ku ekzistonit para se të shkonit, sepse “Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur” ishte i përkthyer në raft”, u shpreh ndër të tjera Presidenti Macron.

Pritja e Emmanuel Macron nga kryeministri Edi Rama

Kjo është vizita e parë zyrtare e presidentit franncez në Tiranë.

Ditën e nesërme, Macron do të zhvillojë takime me presidentin Bajram Begaj dhe kryeministrin Edi Rama me të cilin do të ketë edhe një konferencë të përbashkët për shtyp.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika