Macroni nuk arrin t’i ulë në një tavolinë Kurtin dhe Vuçiqin

Në Forumin e Paqes në Paris ishin pjesëmarrës edhe kryeministri Kurti edhe presidenti serb Vuçiq, megjithëkëtë një takim i pritur ndërmjet tyre nuk ndodhi. Njohës të këtij procesi tregojnë arsyet që mund të kenë çuar në dështimin e këtij takimi dhe përgjegjësit për një epilog të tillë

Pamje nga takimi i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Alekasandar Vuçiq në Bruksel

Përpara se Kryeministri Kurti të nisej në Paris, për forumin e Paqes atje, pati lënë të hapur mundësinë për një takim të mundshëm me presidentin serb Aleksandar Vuçiq.

Por, kur forumi gjendet në ditën e fundit të punimeve nuk ka ndonjë shenjë se takimi mund të ndodhë.

Nga Zyra e Kryeministrit gjatë të shtunës nuk kanë kthyer përgjigje për këtë çështje.

Por analisti politik Gazmir Raci thotë se dallimet mes dy krerëve të shteteve aktualisht janë shumë të theksuara, ndaj një takim në këto momente, sipas tij, mund ta kishte nxitur edhe më shumë situatën.

“Duket se dallimet janë shumë të mëdha mes Serbisë edhe Kosovës, sidomos te çështja e zhbllokimit të punës së targave edhe në momentin kur nuk ka përafrim të qëndrime zakonisht nuk preferohet të shkohet në takime të mëdha, të larta sepse mundet ta cenojë edhe më shumë procesin”, ka thënë Raci.

Në anën tjetër ligjëruesi universitar Abit Hoxha vlerëson se është pozitiv fakti që takimi nuk ka ndodhur në Paris, pasi siç shprehet, Franca nuk ka ndikim mbi Kosovën e as mbi Serbinë.

“Mendoj se takimi nuk ka ndodhë për shkak se asnjëra palë nuk e ka interes marrëveshjen. Nuk mund ta di se kush ka hezituar por Kryeministri i Kosovës nuk duhet të ulet në një tavolinë me Vuciq pa ShBA-të. Përkrahjen e tillë ka filluar ta humbë seriozisht. Franca edhe ashtu nuk ka ndonjë ndikim as tek Vucic e as te Kurti për t’i bindur, pasi që tashmë nuk ka asnjë mundësi kushtëzimi apo mjet për t’i bindur palët. Në raport me Kosovën, ka vetëm liberalizimin që është temë jo edhe aq e këndshme në qarqet diplomatike, pasi që Kosova ka përmbushur të gjitha kushtet”.

Gazetari shqiptar që punon në Beograd, Idro Seferi ka thënë për Radio Dukagjinin se gjasat janë që presidenti serb Vuçiq ka refuzuar takimin.

“Po sigurisht nuk ka pasur gatishmëri të diskutohet pjesën se si mund të bëhet marrëveshja. Serbia e ka hedhur poshtë mundësinë  e planit franko-gjerman dhe nga ana tjetër mundohet ta shfrytëzojë këtë situatë që të thotë se Kosova tani ka obligime ndaj serbëve në mënyrë që të vazhdohet dialogu. Në këtë lloj atmosfere Vuçiq mund të mos ketë pranuar, besoj se ai ka qenë personi që ka refuzuar, ani pse është munduar ta tregojë vetën si më të mirëpritur te presidenti francez Macron në dallim prej burrështetasve të tjerë duke thënë se takimi i tij me të ka zgjatur më shumë”, ka theksuar Seferi.

Ndërkaq analisti tjetër Arbnor Sadiku thotë se Macroni nuk mund t’i bindë palët të ulen në tavolinë për faktin se Kosova nuk ka më besim në Francën.

“Kjo nuk ndodhi mendoj për faktin që Serbia dhe Vuçiqi nuk do të pranojnë të ulen në tavolinën e bisedimeve përderisa Kurti mos të tërheqë vendimin për targat. Duke pasur parasysh një tërheqje e këtij vendimi do t’i jepte mundësi perspektivës së dialogut dhe perspektivës së qytetarëve të dya vendit drejt Bashkimit Evropian”, ka shtuar Sadiku.

Kryeministri Albin Kurti që nga e enjtja ka marrë pjesë në Forumin e Paqes në Paris, ku pjesmarrës ka qenë edhe presidenti serb Aleksandër Vuqiq.

Takimi i fundit ndërmjet tyre është mbajtur në Bruksel në gusht të këtij viti.

Shija e redaktorit

Voton Bujar Osmani, kandidat për president i Maqedonisë Veriore

Kandidati për president i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka votuar. Në një deklaratë para medieve, Osmani inkurajoi qytetarët të dalin në numër sa më...

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Të fundit nga rubrika