Macroni pret në takim Osmanin e Kurtin
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, i ka pritur të enjten presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministrin, Albin Kurti. Kurti e Osmani po marrin pjesë në Forumin e Paqes në Paris, të iniciuar nga presidenti Macron. Presidentja Osmani, të enjten dhe të premten do të jetë pjesë e Forumit të Paqes që pritet të mbahet […]
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, i ka pritur të enjten presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministrin, Albin Kurti.
Kurti e Osmani po marrin pjesë në Forumin e Paqes në Paris, të iniciuar nga presidenti Macron.
Presidentja Osmani, të enjten dhe të premten do të jetë pjesë e Forumit të Paqes që pritet të mbahet në Paris.
Tema në të cilën Vjosa Osmani do të jetë paneliste titullohet “Navigimi në trazirat ndërkombëtare”.
Edicioni i 5-të i këtij forumi do të bëjë bashkë më 11-12 nëntor më shumë se 3 mijë aktorë të qeverisjes globale.
Pas takimit me Macron, Vuçiq: Me shumë gjasa nuk do të takohem me Kurtin
Ndërkaq, Macon gjatë ditës së enjte është takuar me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ku ky i fundit ka thënë thënë se me shumë gjasa nuk do të takohet me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.















