Boksieri argjentinas Ezequiel Maderna ka triumfuar me nokaut teknik ndaj Nikarkhoev.

Ai në raundin e tretë lëshoi disa goditje të fuqishme në drejtim të kundërshtarit, duke e detyruar ta përfundojë meçin para kohës.

Pas pak do të fillojë dueli i shumëpritur ndërmjet Shefat Isufit dhe Armenak Hovhannisyan.

Këtë meç mund ta shikoni në RTV Dukagjini.

Teksa, duhet cekur se në Munich të Gjermanisë është zhvilluar një event i jashtëzakonshëm i boksit ‘Profi Box Gala’, i organizuar nga Burim Hazrolli.