Magjia e Messit e dërgon Argjentinën në çerekfinale

Lionel Messi feston pasi i dha epërsinë Argjentinës ndaj Australisë





Kombëtarja e Argjentinës ka kaluar në çerekfinale, pasi ka mposhtur Australinë me rezultat 2:1.

Pas aksioneve të papërballueshme ndaj australianëve, Argjentina në çerekfinale më 9 dhjetor duke filluar nga ora 20:00, do të takohet me Kombëtaren e Holandës.

Edhe pse Australia kishte ngushtuar epërsinë ndaj Argjentinës me golin e parë për rezultat 2:1, nuk arriti të barazoj rezultatin.

Golin i parë për Australinë e shënoi Craig Goodwin, në minutën e 77-të të pjesës së dytë.

Shumë papritur, argjentinasi Enzo Fernandes tërhoqi golin pas gjuajtjes së zëvendësuesit australian, Goodwin, dhe la portierin argjentinas, Emi Martinez të bllokuar.

Ndërsa, Argjentina rriti epërsinë me golin e Julian Alvarez, pas një gabimi të trishtë nga portieri australian, Mathew Ryan, në minutën e 57-të të pjesës së dytë.

Portieri i Australisë, Ryan tentoi të vraponte me topin brenda zonës së tij, duke lejuar Alvarez të gjuaj drejt portës së zbrazët.

Kombëtarja e Argjentinës me fitore ndaj Australisë, është në prag të kalimit në çerekfinale të Botërorit.

Goli i parë u shënua në minutën e 35-të, nga ylli argjentinas, Lionel Messi, i cili është duke bërë paraqitjen e tij të 1000-të në karrierë.





Shija e redaktorit

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Policia konfirmon arrestimin e Akil Gjakovës

Policia e Kosovës, ka arrestuar xhudistin Akil Gjakova, si të dyshuar për veprën penale dhunë në familje. Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi...

Të fundit nga rubrika