Magjia e zërit dhe tingujve: Nominimet për Oscar 2023 për këngën dhe kolonën më të mirë zanore

Foto ilustruese

Çmimet e Oscar 2023 janë vetëm dy ditë larg, dhe këngët e disa prej artistëve më të mëdhenj të sotëm janë në garë për çmimin e këngës më të mirë origjinale dhe çmimin kolona më e mirë zanore.

Pra, në ceremoninë e Oscarit, kategoria “Best Original Song” vlerëson këngën origjinale që është krijuar dhe performuar në film, ndërsa kategoria “Best Original Score” vlerëson muzikën apo kolonat zanore origjinale të kompozuara për një film.

Është e lehtë të harrojmë se sa e rëndësishme është muzika për çdo film që shikojmë, por kur dëgjojmë një pjesë muzikore, ajo mund të na kthejë menjëherë te filmi ku e kemi dëgjuar për herë të parë, duke e bërë filmin të paharrueshëm.

Duke pasur parasysh rëndësinë e saj, çmimet e Oscar japin çdo vit një kontribut për rëndësinë e muzikës në kinema.

Në vitin 2023, këngët nominuara për çmimin e “Këngës origjinale” përshkojnë shumë stile muzikore të ndryshme, duke përfshirë muzikë pop, hip-hop, klasike dhe instrumentale. Këto këngë reflektojnë ndjesitë dhe emocionet e personazheve në film, dhe përdoren për të marrë vëmendjen e plotë të publikut në skenat më të rëndësishme dhe emocionuese të filmit.

Tani le t’i hedhim një sy të nominuarve për këngën më të mirë origjinale dhe për kolonën zanore më të mirë.

Të nominuarit për këngën më të mirë origjinale të këtij viti

Dy nga të nominuarit e këtij viti për këngën më të mirë origjinale, “Hold My Hand” nga filmi Top Gun: Maverick dhe “Lift Me Up” nga Black Panther: Wakanda Forever, janë vazhdime të filmave në fjalë që u nominuan për herë të dytë në këtë kategori. Pasi kënga “Take My Breath Away” nga filmi Top Gun ishte kënga fituese për “Best Original Song” në ceremoninë e Oscar 1987, ndërsa, “All the Stars” nga Black Panther ishte nominuar për këtë çmim në ceremoninë e Oscar 2019.

“Hold My Hand” nga ‘Top Gun: Maverick’, kënduar nga Lady Gaga

Top Gun origjinal fitoi Oscarin për këngën më të mirë origjinale me Giorgio Moroder dhe Tom Whitlock “Take My Breath Away”.

Më shumë se 30 vjet më vonë, vazhdimi i filmit ofron një tjetër baladë të titulluar “Hold My Hand”, me muzikë dhe tekst nga Lady Gaga dhe BloodPop.

Kjo baladë e fuqishme i solli Lady Gagës nominimin e saj të tretë në këtë kategori.

Po ashtu, Top Gun: Maverick ishte filmi me fitimet më të mëdha në Shtetet e Bashkuara dhe Kanada për vitin 2022.

“Lift Me Up” nga ‘Black Panther: Wakanda Forever’, e kënduar nga Rihanna

Me këngën “Lift Me Up”, Rihanna bëri rikthimin e shumëpritur në muzikë. Balada emocionale, është një këngë që ka shumë kuptim, pasi është shkruar për ta nderuar trashëgiminë e jashtëzakonshme të aktorit kryesor të filmit, Chadwick Boseman, dhe ndikimin e tij në këtë film.

“Applause” nga ‘Tell It Like a Woman’, e kënduar nga Sofia Carson

Filmi “Tell It Like a Woman” është një antologji me shtatë tregime të shkurtra, secila e drejtuar nga një grua nga shumë pjesë të ndryshme të botës. “Applause” i solli tekstshkrueses, Diane Warren nominimin e saj të 14-të për këngën më të mirë origjinale, një numër që vetëm shtatë kompozitorë të tjerë e kanë arritur në historinë e Oskarit.

Diane Warren ka qenë e nominuar për shtatë herë në kategorinë “Best Original Song” në Oscar, por kurrë nuk kishte fituar deri në vitin 2021. Në Oskar 2021, ajo fitoi çmimin për këngën “Io Si (Seen)” nga filmi “The Life Ahead”. Kjo ishte hera e parë që Diane Warren fitoi një Oscar.

Nominimi i saj i fundit vjen për himnin “Applause”, kënduar nga aktorja dhe këngëtarja Sofia Carson.

“This Is A Life” nga ‘Everything Everywhere All at Once’, e interpretuar nga Son Lux, Mitski dhe David Byrne

Spektakolari multiversival fantastiko-shkencor ofron një duet jashtëzakonisht optimist të kënduar nga ylli i zhanrit muzikor indie-pop me origjinë japoneze, dhe i nominuari për herë të parë për Oscar, Mitski dhe ikona e muzikës David Byrne.

Byrne fitoi më parë këngën më të mirë origjinale për “The Last Emperor” të vitit 1987. “This Is a Life” përmban muzikë nga frontmeni i Son Lux, Ryan Lott, Byrne dhe Mitski, me tekst nga Lott dhe Byrne.

“Naatu Naatu” nga filmi indian ‘RRR’

Një pjesë e punës pas një kënge lidhëse në film është të njohë njerëzit me botën e filmit. Edhe nëse fansat nuk e kanë parë filmin, ata mund ta dëgjojnë këngën dhe të dinë se çfarë i pret kur ta shikojnë filmin.

Duke marrë frymëzim nga muzika tradicionale indiane, kjo melodi është kënga e parë nga një film indian që nominohet për çmimin “Kënga më e mirë origjinale”.

Nuk është e vështirë të kuptosh pse. Nga notat hyrëse, e gjithë melodia është një nxitje adrenaline që nuk do mund ta harroni filmin, me të dy këngëtarët që luajnë me njëri-tjetrin në mënyrë perfekte dhe energjia e tepërt përputhet në mënyrë të përkryer me muzikën pas saj.

Të nominuarit për kolonën më të mirë zanore të këtij viti

Çmimi për kolonën zanore më të mirë është kategoria e Oscar që vlerëson muzikën origjinale që është krijuar posaçërisht për një film.

Pra, çmimi jepet për muzikën që është krijuar dhe shkruar për të përshtatur dhe përshkruar atmosferën, ngjarjet dhe personazhet e filmit.

All Quiet on the Western Front, muzika nga Volker Bertelmann 

Volker Bertelmann, i njohur si Hauschka, është një kompozitor dhe pianist gjerman i njohur për muzikën e tij në filma dhe seriale televizive. Ai krijoi muzikën origjinale për filmin “Lion” së bashku me kompozitorin dhe pianistin Dustin O’Halloran. Për këtë punë, ata fituan një nominim për të njëjtën kategori pra “Best Original Score”  në ceremoninë e Oscar të vitit 2017.

Ashtu si muzika e tij, edhe All Quiet on the Western Front është një kandidat për filmin më të mirë.

Babylon – muzika nga Justin Hurwitz

Justin Hurwitz është një kompozitor dhe pianist amerikan i njohur për punën e tij në muzikë filmash. Ai ka fituar dy Oskarë për punën e tij në filmin “La La Land” të vitit 2016.

Muzika e tyre për “La La Land” u vlerësua si një përshtatje e përsosur për filmin dhe si një muzikë që ndihmon në shprehjen e emocioneve dhe që e bën filmin të ndihet si një bashkim i plotë artistik.

Në fillim të këtij muaji, kolona zanore e Hurwitz-it Babylon fitoi Golden Globe për muzikën më të mirë origjinale

Në “Babylon” luajnë aktorët e njohur Margot Robbie dhe Brad Pitt, dhe filmi tregon ngritjen dhe rënien e personazheve të shumtë gjatë tranzicionit të Hollivudit nga filmat pa zë në ato me zë në fund të viteve 1920.

The Banshees of Inisherin – muzika nga Carter Burwell

Kompozitori amerikan, Carter Burwell ka kompozuar shumë filma artistik, dhe nominimi i tij për “The Banshees of Inisherin” është nominimi i tretë për Oscar.

Për punën e tij në këtë film, ai krijoi një muzikë të rëndësishme dhe të përshtatshme për historinë e filmit, dhe u lavdërua për ndikimin e saj të fortë dhe të përshtatshëm në film.

Burwell e sheh filmin dhe tregimin e tij si një mënyrë që njerëzit ta shohin botën nga këndvështrime të tjera. Po ashtu, filmi mori gjithsej nëntë nominime.

Everything Everywhere All at Once – muzika nga Son Lux

Everything Everywhere All at Once është një film aksioni fantastiko-shkencor rreth një emigranti të moshuar kinez të rekrutuar për të shpëtuar Multiverset, është gjithashtu i përzgjedhur për filmin më të mirë, si çdo film tjetër në këtë listë, përveç Babilonisë.

Kolona zanore vjen nga Ryan Lott, i njohur më shumë me pseudonimin Son Lux, i cili është një kompozitor dhe artist i muzikës elektronike nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ai ka punuar në muzikën e disa filma, duke përfshirë “The Disappearance of Eleanor Rigby” dhe “Paper Towns”, por nuk ka fituar asnjë Oscar deri më tani.

The Fabelmans – muzika nga John Williams

Williams theu rekorde kur The Fabelmans u shpall si kandidat për muzikën më të mirë origjinale, pasi kompozitori 91-vjeçar u bë personi më i vjetër që ishte nominuar ndonjëherë për një çmim konkurrues Oscar.

Filmi The Fabelmans është gjithashtu në garë për gjashtë kategori të tjera çmimesh në Oscar 2023, duke përfshirë filmin më të mirë.

Krahas muzikës së rëndë për piano të Williams, kolona zanore përmban gjithashtu vepra të njohura të muzikës klasike nga Beethoven, Satie, Haydn, Bach dhe më shumë.

Shija e redaktorit

Voton Bujar Osmani, kandidat për president i Maqedonisë Veriore

Kandidati për president i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka votuar. Në një deklaratë para medieve, Osmani inkurajoi qytetarët të dalin në numër sa më...

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Të fundit nga rubrika