Magyar betohet si kryeministër i Hungarisë, fund 16 viteve të pushtetit të Orbanit

Peter Magyar është betuar zyrtarisht si kryeministër i Hungarisë, duke i dhënë fund pas 16 vitesh qeverisjes së Viktor Orban.

Ceremonia e inaugurimit u zhvillua të shtunën në parlamentin hungarez, ndërsa qindra qytetarë u mblodhën jashtë ndërtesës për të ndjekur ngjarjen përmes ekraneve të mëdha.

Në fjalimin e tij të parë si kryeministër, lideri pro-evropian i qendrës së djathtë u bëri thirrje hungarezëve që “ta shkruajnë historinë së bashku”, duke e përshkruar ndryshimin politik si një moment historik dhe “portë drejt një epoke të re”.

Partia opozitare Tisza siguroi fitore të thellë në zgjedhjet parlamentare të muajit të kaluar, duke fituar 141 nga 199 ulëset në parlament, rezultat që i siguron shumicën prej dy të tretash për formimin e qeverisë dhe avancimin e reformave.

Magyar ka paralajmëruar nisjen e një lufte të ashpër kundër korrupsionit, për të cilin akuzoi qeverisjen e kaluar se ka dëmtuar ekonominë dhe ka kufizuar mundësitë për qytetarët hungarezë.

Një nga objektivat kryesore të kabinetit të ri do të jetë zhbllokimi i rreth 17 miliardë eurove fonde të Bashkimit Evropian, të cilat ishin ngrirë gjatë mandatit të Orbanit për shkak të shqetësimeve mbi sundimin e ligjit, korrupsionin dhe standardet demokratike në Hungari.

Kryeministri i ri është zotuar gjithashtu të rivendosë marrëdhëniet me partnerët evropianë dhe të përmirësojë imazhin e Hungarisë në mesin e vendeve perëndimore.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika