Mahmuti: Do të jem dëshmitar në procesin gjyqësor ndaj Pjetër Shalës në Hagë

“Me kërkesë të avokatëve z. Pjetër Shala, kam pranuar të jem dëshmitar i mbrojtjes në këtë proces gjyqësor. Sot do të udhëtoj për në Hagë, për procedurat paraprake, ndërsa dëshmia ime do të fillojë të mërkurën, më 20 shtator 2023”

Ish-përfaqësuesi politik i UÇK-së, Bardhyl Mahmuti.

Ish-përfaqësuesi politik i UÇK-së, Bardhyl Mahmuti, ka njoftuar se me kërkesë të avokatëve të Pjetër Shalës, ka pranuar të jetë dëshmitar i mbrojtjes në Hagë.

Ai ka thënë se sot do të udhëtojë për në Hagë për procedurat paraprake, ndërsa dëshminë do ta fillojë më 20 shtator.

“Me kërkesë të avokatëve z. Pjetër Shala, kam pranuar të jem dëshmitar i mbrojtjes në këtë proces gjyqësor. Sot do të udhëtoj për në Hagë për procedurat paraprake, ndërsa dëshmia ime do të fillojë të mërkurën, më 20 shtator 2023”, ka shkruar Mahmuti.

Ndryshe, Pjetër Shala ishte arrestuar në Belgjikë pas një fletarresti të lëshuar nga Dhomat e Specializuara të Kosovës, pasi atij i ishte konfirmuar një aktakuzë për krime lufte.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika