Majori Surdulli: Lufta hibride po sfidon proceset zgjedhore, 70% e personelit policor angazhohet për sigurinë në zgjedhje

Vllaznim Surdulli, major i Policisë së Kosovës ka thënë se sfidat ndaj proceseve zgjedhore në Kosovë po bëhen gjithnjë e më komplekse, duke theksuar se elementët e luftës hibride tashmë janë të pranishëm edhe në vend.

Majori Surdulli në Forumin 2026 të organizuar nga Instituti Octopus me temë: Integriteti Zgjedhor përballë Kërcënimeve Hibride: Implikimet e Sigurisë nga Ndërhyrja e Huaj, u shpreh se arrestimi i disa zyrtarëve komunalë që kanë përdorur aspektin politiko-social për ndikim në procese, përbën një nga format e metodave hibride që synojnë destabilizimin dhe cenimin e integritetit zgjedhor, njofton Dukagjini.

Sipas Surdullit, gjatë periudhës zgjedhore Policia angazhon afër 70 për qind të personelit të saj në tri faza operative: para mbajtjes së zgjedhjeve, gjatë ditës së votimit dhe në fazën pas zgjedhore.

“Jam pjesë e proceseve zgjedhore prej një dekade. Duhet të pranohet realiteti se lufta hibride është edhe në mesin tonë. Arrestimi i disa zyrtarëve komunalë të cilët kanë përdorur aspektin politiko-social është njëra prej metodave të luftës hibride. Sfidat vetëm sa po rriten. Deri me tani jemi treguar të zot, sidoqoftë Policia e Kosovës gjatë zgjedhjeve përfshin në urdhrin e vetë afër 70 përqind të personelit, në tre faza. E para është para mbajtjes së zgjedhjeve, dita Z dhe faza pas zgjedhore, e gjitha kjo për krijimin e një klime të sigurt zgjedhore”, deklaroi Surdulli.

Ai tutje ka treguar se marrveshja ndërinstitucionale mes KQZ-së, Policisë së Kosovës, KPK-së, KPM-së, KGJK-së dhe PZAP-së e bërë disa vite më parë ajo është shumë funksionale dhe e rëndësishme edhe në ditët e sotme.

Shija e redaktorit

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Të fundit nga rubrika