Makarona me salcë kërpudhash

Jeni duke menduar se çka të përgatitni për drekë, kjo recetë e lehtë dhe e shijshme do t’ju ndihmojë që të mos mendoni më gjatë. Koha e përgatitjes është 40 minuta.

Gjithcka që ju neveojitet janë: 250 gr kërpudha të freskëta, 250 gr makarona, 50 gr mish i tymosur, 125 gr tul viçi, 3 domate, 2 kokë qepë, 1 lugë piper i kuq, vaj kripë dhe piper i zi.

Përgatitja:

Në tenxheren me ujë në zjarr hedhim kripë dhe vaj. Në ujin e vluar zijeni makaronat. Pastaj, makaronat e ziera i shpërlani në kullosje me ujë të ftohtë. Në tiganin me vaj, skuqni qepën e grirë. Mishin e viçit e prisni në kube. Ndërsa mishin e tymosur e prisni në copë. Kërpudhat i prsini në fije të holla. Pasi zbutet qepa, në tigan e shtoni mishin. Ndërsa, pasi skuqet mishi, në tigan shtoni kërpudhat e prera.

Kërpudhat e prera

Pasi avullon lëngu, në tigan i shtoni copët e mishit të tymosur. Pastaj, shtoni edhe domatet e prera në kube. Hidhni kripë, piper të zi dhe piper te kuq. Në tiganin tjetër në zjarr hidhni vaj. Në vajin e nxehtë  skuqni makaronat e kulluara për një kohë të shkurtër.

Makaronat vini në pjatën për servim. Sipër makaronave e vini salcën me kërpudha. Zbukuroni me degë kopri.

Ju bëftë mirë!

Shija e redaktorit

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin...

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Shtëpia botuese “Dukagjini” sjell në gjuhën shqipe 16 libra të...

Secila një histori ndryshe nga tjetra. Të gjashtëmbëdhjetë libra nga krijimtaria e nobelistit gjermano-zviceran, Hermann Hesse, në gjuhën shqipe i gjeni në Librarinë “Dukagjini”. Promovimi i...

Të fundit nga rubrika