Makinat elektronike në Komunën e re të Prishtinës dështojnë në sigurimin e dokumenteve

Përpos mungesës së materialit që qytetarët e Republikës së Kosovës të pajisen me pasaportë, letërnjoftim e patentë shofer, njëherit, nuk po funksionojnë as makinat elektronike për sigurimin e ekstraktit të lindjes.

Në adresën e Portalit Dukagjini ka ardhur një ankesë nga një qytetar i cili kishte paguar shumën prej 1 eurosh për sigurimin e ekstraktit të lindjes.

Nga kjo e fundit, qytetarit i kishte arritur një fletë bosh.

Ai thekson se e njëjta i kishte ndodhur edhe një të pranishmi.

Portali Dukagjini ka kontaktuar edhe me shërbimet publike të Komunës.

“Aparatet e e-kioskeve janë duke funksionuar në 3 pika. Objekti i vjetër i Komunës së Prishtinës, objekti i ri Komunës së Prishtinës , si dhe ARC-MPB Agjencioni i Regjistrimit Civil. Deri më tani nuk kemi pasur ndonjë ankesë nga qytetarët, dhe gjatë periudhës 01.01.2023 – 17.01.2023 janë lëshuar 4337 çertifikata përmes E-kiosqeve”, kanë thënë nga Komuna.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Policia konfirmon arrestimin e Akil Gjakovës

Policia e Kosovës, ka arrestuar xhudistin Akil Gjakova, si të dyshuar për veprën penale dhunë në familje. Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi...

Të fundit nga rubrika