Mal i Zi e arreston ish-drejtorin e policisë, Slavko Stojanoviq
Ish-drejtori i Drejtorisë së Policisë , Slavko Stojanoviq, i cili u arrestua sot nën dyshimin për keqpërdorim të pozitës zyrtare në lidhje me kontrabandën e cigareve, është ndaluar deri në 72 orë. Përveç tij, në operacionin e Prokurorisë Speciale të Shtetit dhe Departamentit të Policisë Speciale, është arrestuar edhe Igor Baçoviq nga Nikshiqi, pronar i një kompanie […]
Ish-drejtori i Drejtorisë së Policisë , Slavko Stojanoviq, i cili u arrestua sot nën dyshimin për keqpërdorim të pozitës zyrtare në lidhje me kontrabandën e cigareve, është ndaluar deri në 72 orë.
Përveç tij, në operacionin e Prokurorisë Speciale të Shtetit dhe Departamentit të Policisë Speciale, është arrestuar edhe Igor Baçoviq nga Nikshiqi, pronar i një kompanie transporti .
Në operacionin e mëngjesit të sotëm të Prokurorisë Speciale të Shtetit dhe Departamentit të Policisë Speciale, janë arrestuar ish-drejtori i Administratës Policore Slavko Stojanoviq dhe Igor Baçoviq nga Nikshiqi , mëson CdM.
“Sipas urdhrit të Prokurorisë Speciale të Shtetit, Departamenti Special i Policisë i ka hequr lirinë SS, ish-drejtorit të Drejtorisë së Policisë dhe IB për shkak të dyshimit se kanë kryer vepra penale të keqpërdorimit të pozitës zyrtare dhe kontrabandë, tha për CdM prokurori i shtetit dhe zëdhënësi i SDT-së, Vukas Radonjiq .
Dyshohet se Stojanoviq ka keqpërdorur pozitën e tij zyrtare në lidhje me kontrabandën e cigareve. Baćović është pronar i një kompanie transporti.
Stojanoviq e kaloi jetën e tij të punës në polici deri në pensionimin e tij. Nga viti 2013 deri në mars 2018 ka qenë drejtor i Administratës së Policisë.















