Malaj: Shqipëria në vitin 2024 do ta rrisë prezencën në Kosovë përmes KFOR-it

Ambasadori i ri i Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj, ka thënë se Shqipëria e ka Kosovën si prioritetin më të lartë. Andaj, sipas tij, kjo mbështetje do të vijojë edhe më tej

Ambasadori i ri i Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj, ka thënë se nga viti 2024, Shqipëria do ta rrisë prezencën në Kosovë përmes KFOR-it.

Në një takim të mërkurën me komandantin e KFOR-it, Ozkan Ulutas, Malaj ka thënë se Shqipëria e ka Kosovën si prioritetin më të lartë. Andaj, sipas tij, kjo mbështetje do të vijojë edhe më tej.

“I shoqëruar nga Atasheu Ushtarak Kolonel Altin Kurti, zhvillova një takim miqësor me Komandantin e KFOR, Gjeneralmajor Ozkan Ulutas. Gjatë këtij takimi biseduam për situatën e sigurisë në Kosovë. Gjeneralmajor Ulutas falënderoi Shqipërinë për mbështetjen që i jep KFOR-it. I konfirmova se Shqipëria do të vazhdojë të mbështesē KFOR, pasi vendi ynë e ka Kosovën në prioritetin më të lartë. Po kështu, kjo mbështetje do të vijojë pasi në vitin 2024, Shqipëria do të rrisë prezencën e saj”, ka shkruar Malaj në Facebook.

Duke folur për dialogun, ambasadori i Shqipërisë ka thënë se është rruga e vetme për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë – Serbi.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika