“Maledictus”, vepra e re e shkrimtarit Maloku javën e ardhshme në duart e lexuesve

""Në lumin e ekzistencës së rëndomtë njerëzore, aty ku supozojmë që dita i ka ikur predeterminimit sizifian, njeriu rikthehet te shqetësimi i tij, te brenga e tij, te fundamenti, te dhuntia me të cilën natyra e pajisi vetëm atë, rikthehet dhunshëm në procesin e mendimit"

“Maledictus”, vepra e re e shkrimtarit Maloku javën e ardhshme në duart e lexuesve

“Maledictus” apo “I Mallkuari” është libri më i ri i shkrimtarit dhe i filozofit, Flodian Maloku, që do të jetë në duart e lexuesve javën e ardhshme.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Maloku përmes një postimi në Facebook, ku ka ndarë edhe një pjesë nga libri i cili është ende në shtyp.

“Në lumin e ekzistencës së rëndomtë njerëzore, aty ku supozojmë që dita i ka ikur predeterminimit sizifian, njeriu rikthehet te shqetësimi i tij, te brenga e tij, te fundamenti, te dhuntia me të cilën natyra e pajisi vetëm atë, rikthehet dhunshëm në procesin e mendimit. Teksa nëpër damarët sipërfaqësorë të shoqërive të cilat ndjekin pas shfaqjen e dukjen, e jo thelbin e esencën, sillet një fantazmë që shpërndan fjalinë: “Të mendosh do të thotë të mos rrish rahat”! Ndërkaq cila qenie njerëzore e thjeshtë, me idealet e lashta mbi lumturinë e jetën e shëndoshë, kërkon të mos jetë rehat, i vë vetes në kurriz barrën e këtij fati, fatin e mendimit.”

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika