Mali i Zi: Asnjë i vdekur e 101 raste të reja me COVID-19

Instituti i Shëndetit Publik (ISHP) i Malit të Zi, ka publikuar rezultatet e mostrave të 1 mijë e 229 personave, prej të cilëve kanë rezultuar pozitiv me COVID-19, gjithsej 101.

Ndërsa, është konfirmuar se nuk ka vdekur asnjë i infektuar brenda 24 orëve të fundit.

Të shëruar nga pandemia brenda 24 orëve të fundit janë regjistruar, gjithsej, 78 pacientë.

Përqindja e rasteve të reja pozitive në numrin e përgjithshëm të të testuarëve të së martës ishte 8.21 për qind.

Numri i përgjithshëm i vdekjeve nga COVID-19, që nga fillimi i pandemisë, është 2 mijë e 698 persona.

Ndërsa raste aktive janë, gjithsej, 682 persona.

Që nga fillimi i pandemisë, numri i përgjithshëm i rasteve të regjistruara me Covid-19 është 232 mijë e 727.

Shija e redaktorit

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

Të fundit nga rubrika