Mali i Zi feston Ditën e Pavarësisë

Mali i Zi sot feston Ditën e Pavarësisë dhe 18-vjetorin e rikthimit të pavarësisë së shtetit me referendum

Mali i Zi sot shënon Ditën e Pavarësisë, dhe 18-vjetorin e rikthimit të pavarësisë së shtetit me referendum.

Më 21 maj të vitit 2006 në referendum Mali i Zi arriti të bëhet shtet i pavarur.

Në referendum votuan 419.240 qytetarë ose 86.5 për qind e numrit të përgjithshëm të votuesve, prej të cilëve pavarësinë e Malit të Zi e mbështetën 230.661 qytetarë ose 55.5 për qind, ndërsa për mbetjen në një union të përbashkët me Serbinë ishin 185.000 ose 44.5 për qind.

Parlamenti i Malit të Zi paraprakisht miratoi Ligjin për Referendum, i cili u pajtua me rekomandimin e Bashkimit Evropian.

Për të patur sukses referendumi, kërkohej mbështetja e 55 për qind të votuesve të dalë.

Pyetja e referendumit ishte “A dëshironi që Republika e Malit të Zi të jetë shtet i pavarur me subjektivitet të plotë juridik ndërkombëtar”.

Më 2 mars, me propozim të presidentit të Republikës, Filip Vujanoviq, Kuvendi i Malit të Zi vendosi që referendumi për statusin shtetëror-juridik të mbahet më 21 maj.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika