Mali i Zi ofron mbështetje që të arrihet marrëveshja përfundimtare Kosovë – Serbi

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka thënë se ofron mbështetje për t’u arritur një marrëveshje përfundimtare në mes të Kosovës dhe Serbisë

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka thënë se ofron mbështetje për t’u arritur një marrëveshje përfundimtare në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Abazoviq ka biseduar me të dërguarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, me të cilin ka diskutuar për temat që kanë të bëjnë me situatat rajonale.

Abazoviq ka theksuar se Mali i Zi ofron mbështetje të plotë për të gjitha përpjekjet e administratës amerikane evropiane, por gjithashtu ofron edhe mbështetje për fqinjët dhe miqtë në rajon, që më në fund të arrihet një marrëveshje përfundimtare dhe të krijohen kushte që i gjithë Ballkani Perëndimor të hyjë në një të ardhme shumë më të mire sesa që është tani.

“Ne prekëm temat që kanë të bëjnë me situatat rajonale, veçanërisht kur bëhet fjalë për marrëdhëniet në mes të Serbisë dhe Kosovës. Mali i Zi mbështet plotësisht përpjekjet e administratës amerikane dhe evropiane, si dhe të fqinjëve dhe miqve tanë, për të arritur përfundimisht një marrëveshje e për të krijuar kushtet që Ballkani Perëndimor të shkelë në një të ardhme më të mirë”, ka thënë Abazoviq.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika