Mali i Zi pritet ta ekstradojë “mbretin e kriptovalutave”

Ish-drejtori ekzekutiv dhe bashkëthemeluesi i kompanisë së kriptovalutave, Terraform Labs, Do Kwon kërkohet nga SHBA-të, Koreja e Jugut dhe Singapori për "orkestrim të një mashtrimi prej miliarda dollarësh të letrave me vlerë të aseteve kripto". Pas arrestimit në Mal të Zi, është kërkuar ekstradimi i tij

Do Kwon (djathtas) shoqërohet në gjykatë në Podgoricë, Mal të Zi. 24 mars 2023.
Do Kwon (djathtas) shoqërohet në gjykatë në Podgoricë, Mal të Zi. 24 mars 2023.

Ministri i Drejtësisë në Mal të Zi, Marko Kovaq, ka thënë se SHBA-të dhe Koreja e Jugut kanë kërkuar ekstradimin e ish-drejtorit ekzekutiv dhe bashkëthemeluesit të kompanisë së kriptovalutave, Terraform Labs, Do Kwon.

I arrestuar në Mal të Zi gjersa përpiqej të udhëtonte drejt Dubait, së bashku me partnerin e tij të biznesit, me mjete të falsifikuara, Kwon dyshohet të ketë humbur investimet prej më shumë se 40 miliardë dollarësh.

Gjersa SHBA-të kanë kërkuar ekstradimin e Do Kwon, Korea e Jugut ka kërkuar ekstradimin e të dyve.

SHBA-ja e akuzon atë për “orkestrim të një mashtrimi prej miliarda dollarësh të letrave me vlerë të aseteve kripto”, transmeton REL.

“Ekzistenca e urdhërarrestit ndërkombëtar për këta dy persona dhe kërkesa e paraqitur për ekstradim krijon bazën për fillimin e procedurës së ekstradimit”, tha Kovaq në një konferencë për media në Podgoricë, më 29 mars.

Ndër të tjera, ministri tha se përcaktimi i ekstradimit në shtete do të varet nga disa faktorë, si pesha e veprës penale të kryer, vendndodhjen dhe kohën kur është kryer vepra e të tjera.

Ai shtoi se SHBA-ja dhe Koreja e Jugut i kanë kërkuar gjithashtu edhe laptopët e sekuestruar nga dy të dyshuarit.

Një ditë pas arrestimit, më 24 mars, Mali i Zi i akuzoi të dy për falsifikim. Atyre iu caktua masa e paraburgimit nga autoritetet malazeze – e cila mund të zgjasë maksimum 30 ditë.

Do Kwon kërkohet nga Shtetet e Bashkuara, Koreja e Jugut dhe Singapori për atë që Komisioni amerikan i Shkëmbimit dhe Letrave me Vlerë (SEC) e quan “orkestrim të një mashtrimi prej miliarda dollarësh të letrave me vlerë të aseteve kripto”.

Shija e redaktorit

Voton Bujar Osmani, kandidat për president i Maqedonisë Veriore

Kandidati për president i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka votuar. Në një deklaratë para medieve, Osmani inkurajoi qytetarët të dalin në numër sa më...

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Të fundit nga rubrika