Maliqi: Mbyllja e Klan Kosovës, inat i Kurtit me Devollët

Shkëlzen Maliqi, filozof dhe teorician, ka shprehur mendimin e tij në emisionin “FIVE” rreth pezullimit të licencës së biznesit të televizionit Klan Kosova nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë

Filozofi dhe teoricieni, Shkëlzen Maliqi

Filozofi dhe teoricieni, Shkëlzen Maliqi, në emisionin “FIVE” ka folur për pezullimin e licencës së biznesit të Klan Kosova nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.

Sipas Maliqit, kjo mund të shihet si “njëfarë inati” i kryeministrit Albin Kurti me vëllezërit Devolli, biznesmenë të dhjetëra bizneseve të ndryshme, përfshirë këtu edhe Klan Kosovën.

“Ka mund të zgjidhet krejtësisht ndryshe… procedura ka mundur ndryshe. Por, edhe nga vetë deklarata të kryeministrit, aty më shumë shihet puna e njëfarë inati të vejtur që e ka pasur me Devollët sesa momenti për çka është dënuar ose i është hequr licenca Klanit”, ka thënë Maliqi.

Shija e redaktorit

Kamberi: Pas Malit të Zi edhe Maqedonia e Veriut po...

Analisti politik, Belgzim Kamberi, ka thënë se fitorja bindëse e VMRO-DPMNE-së, nuk është lajm i mirë për Ballkanin Perëndimor dhe as për Bashkimin Evropian...

Mbretërit kalojnë në finale të Ligës së Kampionëve

Mbretërit tashmë kanë kaluar në finale të Ligës së Kampionëve pas një fitore të zjarrtë ndaj Bayernit. Skuadra spanjolle, Real Madrid triumfoi me rezultatin 2-1,...

Raporti për lirinë e medias vlerësohet alarm për shoqërinë dhe...

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit vendi ynë shënoi rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga “Reporterët Pa Kufij”....

Të fundit nga rubrika