Maliqi për Vuçiqin: Një ‘dorë e sëmurë’ që diplomacia perëndimore po mjekon

Shkëlzen Maliqi ka shprehur shqetësimin se diplomacia perëndimore po punon për të ndihmuar presidentin serb, Aleksandër Vuçiq, që të nënshkruajë marrëveshjen finale të dialogut Kosovë - Serbi, duke e cilësuar atë një "dorë të sëmurë" që po mjekohet nga ndërkombëtarët

Filozofi dhe teoricieni, Shkëlzen Maliqi

Filozofi dhe publicisti, Shkelzen Maliqi, ka shprehur shqetësimin e tij rreth amnistisë dhe trajtimit të presidentit serb, Aleksandër Vuçiq dhe të Serbisë pas sulmit terrorist në Banjskë, duke e quajtur “skenar makabër të dështuar dhe cirkuzit me ‘masat’ e ndërmarra ndaj kryeterroristit Radojçiq”.

Për rolin e Vuçiqit në dialogun e Brukselit, Maliqi ka theksuar se ai në dukje mbetet bashkëbiseduesi i vetëm që përfaqëson Serbinë në tryezat e rëndësishme politike për krizën në rajon.

Po ashtu, Maliqi ka shprehur dyshime rreth vdekjes së dialogut të Brukselit pas sulmit terrorist dhe ka pyetur nëse duhet të rifillohet nga e para me një qasje të re.

Ai ka thënë se në dialog janë arritur 40 marrëveshje teknike dhe politike, që mundësojnë normalizimin e marrëdhënieve të dy vendeve, dhe se marrëveshja politike e Ohrit në bazë të planit franko-gjerman është një kapital i madh që nuk duhet të hidhet poshtë.

Maliqi ka spekuluar se diplomacia perëndimore po punon në mjekimin e “dorës së sëmurë” së Vuçiqit, që e pengon të nënshkruajë formalisht Marrëveshjen e Ohrit dhe se ai do të detyrohet ta nënshkruajë marrëveshjen finale, ndryshe nga fati i ish-presidentit serb Milosheviq.

“Jam i bindur se qasje të re do të ketë por jo duke hedhur poshtë atë që është arritur në Bruksel me “dialogun e dështuar”. Janë 40 marrëveshje teknike dhe politike që mundësojnë normalizimin e marrëdhënieve të dy vendeve, dhe është marrëveshja politike e Ohrit në bazë të Planit Franko-Gjerman, që është kapital i madh për ta hudhur poshtë si dështim. Vuçiqi nuk po ndëshkohet sepse diplomacia perëndimore po punon në mjekimin e “dorës së tij të sëmurë” që ia pamundësonte firmosjen formale të Marrëveshjes së Ohrit, sidomos të agjendës implementuese”, ka shkruar ai në Facebook.

Në lidhje me qëndrimin e Kosovës, Maliqi ka përmendur se kryeministri Albin Kurti ka lënë të kuptohet se do të bllokohet nënshkrimi i marrëveshjes, duke e quajtur një element të kapitalit të diplomacisë për finalizimin e procesit të Brukselit.

“Sa i përket qëndrimit të Kosovës për vdekjen e dialogut, duhet të kujtohemi se  Km Kurti e ka lonë blanko premtimin e firmosjes së marrveshjes, që është edhe një element i kapitalit të diplomacisë për finalizimin e procesit të Brukselit. Vetëm se është një mesazh paralajmërues nëpër muret e ndërtaseve në Prishtinë, i lënë nga ish kamaradët e Kurtit, që ndërkomëtarët ndoshta nuk e kanë përkthyer: “DO TË JU MASHTROI !” Shpresoj se mesazhi vlen vetëm për ata kosovarë, jo të pakët, që ende besojnë në te”, ka shkruar tutje ai.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Shqipëria hap kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në...

Shqipëria ka hapur sot kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke përfshirë bujqësinë, sigurinë ushqimore, peshkimin, politikën rajonale dhe dispozitat...

Shqipëria hap grupkapitullin e fundit të negociatave në Bruksel

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sot në Bruksel do të marr pjesë në Konferencën e 7-të Ndërqeveritare Shqipëri–Bashkimi Evropian, gjatë së cilës do të...

Të fundit nga rubrika