Malishevë: Dyshohet se raportoi rrejshëm për dhunim nga një burrë tjetër, arrestohet i dyshuari
Me datën 16.03.2024 në Stacionin Policor në Malishevë viktima (tani i dyshuar) mashkull kosovar, ka raportuar se ishte dhunuar seksualisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Në një njoftim të dytë zyrtar Policia ka thënë se pas raportimit që bëri viktima më datën 16.03.2024 në stacionin policor në Malishevë, me vendim të prokurorit është dërguar për […]
Me datën 16.03.2024 në Stacionin Policor në Malishevë viktima (tani i dyshuar) mashkull kosovar, ka raportuar se ishte dhunuar seksualisht nga i dyshuari mashkull kosovar.
Në një njoftim të dytë zyrtar Policia ka thënë se pas raportimit që bëri viktima më datën 16.03.2024 në stacionin policor në Malishevë, me vendim të prokurorit është dërguar për ekzaminim mjekësor.
Policia tha se lidhur me rastin, hetuesit policorë në bashkëpunim me prokurorin e shtetit, menjëherë kanë ndërmarrë veprime të nevojshme hetimore, pas të cilave ka rezultuar se rasti i raportuar si dhunim nuk kishte qenë i vërtetë.
I dyshuari me vendim të prokurorit të shtetit është ndaluar në mbajtje për 48 orë.Policia ka thënë se rasti është rikualifikuar në “lajmërim apo kallëzim i rremë”.
Ndërkaq është thënë se është intervistuar i dyshuari dhe ka pranuar se e tëra ajo që kishte raportuar lidhur me dhunimin ka qenë e pavërtetë.















