Maloku për (mos)konstituimin e Kuvendit: Fajtorë janë liderët e partive politike
Profesori Fadil Maloku në FIVE në RTV Dukagjini ka folur lidhur me (mos)konstituimin e Kuvendit të Kosovës edhe pas nëntë tentativave.Ai ka thënë se moskonstituimi i Kuvendit është bërë një lloj “drame”, duke shtuar se Kosova do të humbë shumë si në aspektin ekonomik, por edhe atë politik, si dhe do të humbë kredibilitetin. “Kujtoj […]
Profesori Fadil Maloku në FIVE në RTV Dukagjini ka folur lidhur me (mos)konstituimin e Kuvendit të Kosovës edhe pas nëntë tentativave.
Ai ka thënë se moskonstituimi i Kuvendit është bërë një lloj “drame”, duke shtuar se Kosova do të humbë shumë si në aspektin ekonomik, por edhe atë politik, si dhe do të humbë kredibilitetin.
“Kujtoj që ne do të humbim shumë në kuptimin ekonomik edhe në kuptimin politik… është ende ajo sadomasokizmi,” ka thënë ai.
Tutje, Maloku është shprehur se për moskonstituimin e Kuvendit janë fajtorë liderët e partive politike.
“Për shkak se sistemi zgjedhor u mundëson që liderët të kenë një farë kontrolli ushtarak mbi deputetët, fakti dhe akti që këta deputetë janë zgjedhur qysh janë zgjedhur në bazë të këtij ligji zgjedhor në njëfarë mënyre janë nën kontrollin e liderëve [kryetarëve të partive politike]. Liderët kanë interesa të tyre, kanë interesa personale, kanë interesa grupore, klanore, kanë edhe interesa ekonomike për shkak se ai që e merr qeverinë e ka njëfarë monopoli, i dikton kushtet dhe rrethanat në të cilat bëhen investimet të cilat mund të jenë të natyrës kapitale,” ka thënë Maloku.















