Mamaqi: Dueli Botëror është emisioni më i shikuar në Kosovë





I ftuar në emisionin “Dueli Botëror”, aktori i njohur Ermal Mamaqi ka folur për emisionin më të ndjekur të sportit në Kosovë.

Teksa po fliste për librin e tij të fundit të cilin e ka botuar ai tha “unë i pyeta se kush është emisioni më i ndjekur në Kosovë nga këto që janë ‘in’ dhe e më thanë që natyrisht është emisioni i juaj”.

Mamaqi po ashtu tha se gjatë javës tjetër do të jetë në Kosovë për një lloj trajnimi që i tregon njerëzve teknika rreth suksesit dhe lumturisë dhe me shaka tha “ i ftoj tifozët e Gjermanisë që të vijnë”.

Kjo është nata e 13-të e emisionit “Dueli Botëror” i cili do zgjasë deri në në finalen e madhe të Kupës së Botës.

Edhe në netët në vazhdim do të ketë të ftuar të ndryshëm nga bota e sportit dhe jo vetëm, të cilët në fokus kryesor do ta kenë diskutimin për Kampionatin Botëror.