Man City akuzohet për shkelje të shumta të rregullave financiare pas një hetimi katërvjeçar

Stadiumi i Man. City

Premier League pretendon se klubi anglez Manchester City ka thyer disa rregullore midis viteve 2009 dhe 2018 dhe se klubi tani mund të përballet me sanksione duke përfshirë një zbritje të mundshme të pikëve.

Këto akuza kanë ardhur pas një hetimi katërvjeçar për financat e kampionëve aktualë të Premier League, raporton The Indepenent.

Në një deklaratë, Premier League pretendoi se shkeljet erdhën në nëntë sezone, nga 2009 në 2018. Manchester City fitoi Premier League tre herë gjatë asaj periudhe.

Premier League tha se shkeljet e supozuara i referoheshin “informacionit të saktë financiar që jep një pamje të vërtetë dhe të drejtë të pozicionit financiar të klubit” në veçanti “të ardhurat nga sponsorizimi” dhe “kostot operative”.

Shija e redaktorit

Dita e fundit e Panairit të Librit në Tiranë, “Dukagjini”...

Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia Botuese Dukagjini ka rrëmbyer vëmendjen e vizitorëve...

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Të fundit nga rubrika