Man City konfirmon nënshkrimin me Erling Haaland

Ekipi anglez, Manchester City, aktivizoi klauzolën e lirimit të sulmuesit norvegjez Erling Haaland, i cili do t'i bashkohet ekipit anglez me një korrik

Erling Haaland me fanellë të Man City

Manchester City ka njoftuar se ka nënshkruar një marrëveshje me Erling Haaland nga Borussia Dortmund, me vlerë rreth 60 milionë euro.

City ka paguar klauzolën e lirimit të 21-vjeçarit, dhe pret të paguajë 95.5 milionë euro, me përqindjen e agjentit, dhe bonuset.

Norvegjezi ka nënshkruar një kontratë 5-vjeçare me kampionin e Premier Ligës.

“Kjo është një ditë krenarie për mua dhe familjen time,” tha Haaland për mancity.com.

Këtë konfirmim, Man City e bëri edhe përmes një postimi në Twitter, duke thënë se “ai është këtu”.

“Dua të shënoj gola, të fitoj trofe dhe të përmirësohem si futbollist dhe jam i bindur se mund ta bëj këtë këtu. Ky është një veprim i mrekullueshëm për mua dhe mezi pres të filloj para sezonin”, ka shtuar Haaland.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika