Man City mposht Arsenalin për të shkuar në krye të Premier Ligës

Manchester City ka fituar derbin e mbetur të xhiros së 12-të të Premier Ligës angleze

Festimet e lojtarëve të Mnachester Cityt pas triumfit të ndeshjes kundër Arsenalit

Dy gola në pjesën e dytë të ndeshjes vulosën fitoren 3-1 të Manchester City ndaj Arsenalit për t’u rikthyer në krye të tabelës.

Goli i parë i ndeshjes erdhi në minutën e 24-të nga City, futbollisti bleg, Kevin De Bruyne, i cili luan si mesfushor, nisi epërsinë ndaj Arsenalit.

Ndërsa, goli i dytë i barazimit të duelit në kuadër të Premier Ligës nga Arsenali është realizuar në minutën e 42-të, nga futbollisti anglez, Bukayo Saka.

Të dyja skuadrat kanë nga 51 pikë, por Arsenali e ka një ndeshje më pak të luajtur, dhe tani lufta për titull kampioni është edhe më e zjarrtë.

Erling Halaand pas shënimit të golit ndaj Arsenalit

City përfundimisht e arriti një fitore të pamëshirshme për skuadrën e Pep Guardiolës, me golat e Jack Grealish në minutën e 72-të dhe me golin e Erling Haaland në minutën e 82-të.

Arsenali është rikthyer në aksion në Premier League, dhe të shtunën e 18 shkurtit, udhëton në Villa Park për t’u përballur me Aston Villa, ndeshje kjo e cila do të fillojë në ora 13:30.

City, gjithashtu, ka një tjetër udhëtim të shtunën kur ata udhëtojnë në City Ground për t’u përballur me Nottingham Forest, duke filluar nga ora 16:00.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Shqipëria hap kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në...

Shqipëria ka hapur sot kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke përfshirë bujqësinë, sigurinë ushqimore, peshkimin, politikën rajonale dhe dispozitat...

Shqipëria hap grupkapitullin e fundit të negociatave në Bruksel

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sot në Bruksel do të marr pjesë në Konferencën e 7-të Ndërqeveritare Shqipëri–Bashkimi Evropian, gjatë së cilës do të...

Të fundit nga rubrika