Man Cityt “mund t’i refuzohet hyrja në EFL” nëse përjashtohet nga Premier League

Liga angleze e futbollit thuhet se nuk do të ketë asnjë detyrim për të pranuar Manchester Cityn si anëtar, nëse klubi do të përjashtohet nga Premier League për shkelje të supozuara të rregullave financiare

Foto ilustruese

Klubit anglez, Manchester Cityt nuk do t’i garantohet një vend në Ligën Angleze të Futbollit (EFL), nëse përjashtohet nga Premier League.

Të hënën u zbulua se City është akuzuar për më shumë se 100 shkelje të rregullave financiare të Premier League pas një hetimi katërvjeçar.

Klubi i është referuar një komisioni të pavarur për shkelje të supozuara të rregullave midis 2009 dhe 2018.

Klubi në fjalë ishte kundërpërgjigjur ashpër, duke deklaruar se kishte “prova të pakundërshtueshme” se nuk kishin bërë asgjë të gabuar dhe se prisnin që çështja “të pushonte një herë e përgjithmonë”.

Man City, i cili thotë se është “i befasuar” nga akuzat, është akuzuar gjithashtu se nuk ka bashkëpunuar që nga fillimi i hetimeve në dhjetor 2018.

“Manchester City është i befasuar nga lëshimi i këtyre shkeljeve të supozuara të Rregullave të Premier League, veçanërisht duke pasur parasysh angazhimin e gjerë dhe sasinë e madhe të materialeve të detajuara me të cilat është siguruar EPL”, thuhet në një deklaratë të klubit.

“Klubi mirëpret shqyrtimin e kësaj çështjeje nga një komision i pavarur, për të shqyrtuar në mënyrë të paanshme tërësinë e provave të pakundërshtueshme që ekzistojnë në mbështetje të qëndrimit të tij. Si e tillë ne presim që kjo çështje të vendoset një herë e përgjithmonë”, thuhet tutje në njoftimin e tyre.

Akuzat mbulojnë një afat kohor prej nëntë sezonesh dhe kanë të bëjnë me çështje të tilla si dështimi për të dhënë informacion të saktë financiar mbi të ardhurat nga sponsorizimi dhe moszbulimi i pagës së vërtetë të një menaxheri.

Një komision i pavarur, i përbërë nga një panel prej tre anëtarësh, do të vendosë mbi akuzat në një seancë private.

Sipas The Telegraph, EFL nuk do të kishte asnjë detyrim ta pranonte Manchester Cityn në rast se klubi goditet me përjashtim nga liga, dënimi më ekstrem në dispozicion.

Klubet duhet të aplikojnë për t’u bërë anëtarë të EFL pas rënies nga Premier League në fund të sezonit, me tri klubet e promovuara nga Championship duke u bërë aksionarë në ligën më të mirë.

EFL, e cila drejton Kampionatin, Ligën Një dhe Ligën e Dytë, thuhet se nuk do të duhet të pranojë automatikisht një klub nëse ai përjashtohet nga Premier League, pasi vetëm 72 klube lejohen të jenë anëtarë.

Akuzat kundër kampionëve në fuqi kanë të bëjnë me informacionin financiar në lidhje me të ardhurat, detajet e shpërblimit të menaxherit dhe lojtarëve, rregulloret e UEFA-s, përfitimin dhe qëndrueshmërinë dhe bashkëpunimin me hetimet e Premier League.

Një deklaratë nga liga ka thënë se shkeljet e supozuara financiare janë kryer nga shtatori 2009 deri në sezonin 2017-18 dhe do t’i referohen një komisioni të pavarur. City po përballet gjithashtu me akuza për dështimin për të bashkëpunuar me hetimin qëkur filloi në vitin 2018.

Shija e redaktorit

Lansohet platforma e-Komuna, Kurti: Drejt një qeverisjeje digjitale me fokus...

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka organizuar të premten ceremoninë e lansimit të shërbimeve të e-Komuna, e cila është pjesë e platformës shtetërore...

ASK: Në Kosovë s’ka rënie të madhe të numrit të...

Procesi i regjistrimit të popullsisë në Kosovë përfundon këtë të premte, pas fillimit të tij më 5 prill, rezultatet preliminare të të cilit pritet...

Osmani bisedon me homologun gjerman, diskuton rëndësinë e anëtarësimit të...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën mbrëma ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Në një postim në rrjetin social "X",...

Të fundit nga rubrika