Man United pëson humbje 3:0 nga Bournemouthi

Manchester United pëson humbjen e dytë rresht, Bournemouthi fiton 3:0

Manchester United ka pësuar një tjetër humbje befasuese në shtëpi, duke u mundur 3:0 nga Bournemouthi në ndeshjen e javës së 17-të të Premier League.

Pas fitores dramatike ndaj Manchester Cityt javën e kaluar, Unitedi u befasua të dielën nga mysafirët, të cilët dominuan lojën.

Bournemouthi shënoi një fitore të merituar me golat e Dean Huijsen (29′), Justin Kluivert (61′) dhe Antoine Semenyo (63′).

Kjo ishte ndeshja e dytë rresht që Manchester United pësoi humbje, pas eliminimit nga Tottenham në EFL Cup të enjten.

Pas 17 ndeshjeve, Unitedi ka regjistruar vetëm 6 fitore, 4 barazime dhe 7 humbje, duke u renditur në vendin e 13-të me 22 pikë.

Nga ana tjetër, Bournemouthi vazhdon një formë të shkëlqyer, duke mbajtur vendin e 5-të me 28 pikë, pas 8 fitoreve, 4 barazimeve dhe 5 humbjeve.

Shija e redaktorit

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

Të fundit nga rubrika