Manaj i LDK-së: Më 7 qershor presim ringritje të rezultatit të 9 shkurtit

Shkëmb Manaj, kandidat i LDK-së për deputet, në një intervistë në “Debat Plus” ka folur lidhur me rezultatin që pret subjekti i tij politik më 7 qershor.

Ai ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje dhe kryeministrin në detyrë për mungesë pune, duke thënë se premtimet e dhëna në Istog janë të njëjta me ato të vitit 2021.

“Më besoni, fjalimi që e ka mbajtur në Istog është fjalimi i vitit 2021. Ka folur për projekte infrastrukturore, i ka premtuar projektet infrastrukturore të cilat tashmë kanë përfunduar”, ka thënë ai.

“Ky ka marrë vetë pjesë në përurimin e projekteve infrastrukturore dhe të njëjtat i ka premtuar, por qytetarët janë të vetëdijshëm… Besoj që kësaj radhe do t’ia tregojmë vendin”, ka shtuar Manaj.

Manaj ka thënë se LDK pret një ringritje në zgjedhjet e 7 qershorit.

“Ne presim ringritje të LDK-së…”, ka thënë Manaj.

Të fundit nga rubrika