Sulmuesi shqiptar, Rey Manaj ka mbetur pa skuadër. Sipas njoftimit zyrtar të Watfordit, ekipi angle zi ka ndarë rrrugët me Manaj-n.

25 vjeçari shënoi vetëm një gol në këtë sezon të Championshipit – në gjashtë ndeshje të zhvilluara.

Një nga arsyet që ai nuk shkëlqeu ishin lëndimet e shumta që pati që kur zbarkoi në ishull.

Se ku do e vazhdojë karrierën qëndërsulmuesi nuk dihet ende, por në supe tashmë ka përvojë të madhe.

Në të kaluarën ai ka luajtur te Barcelona B, Spezia, Inter, Albacete, Granada, Pisa, Pescara e Cremonese.