“Projektligjin për pagat zyrtarëve publik është tentim për kapjen e shërbimit civil, edhe kjo është një qasje shumë shumë e dëmshme e qeverisë aktuale ndaj administratës publike”, kështu e ka vlerësuar Shkëmb Manaj, anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Më tej ai ka folur edhe për Projektligjin për pagat zyrtarëve publik ku ka thënë se në këtë ligji nuk përfshihet policia e Kosovës por administrata publike.

“Projektligjin për pagat zyrtarëve publik, në mënyrën sesi ka kaluar është antikushtetuese. Është një goditje drejtpërdrejt e pushtetit ndaj shërbyesve civile ndaj administratës publike në përgjithësi sepse është punuar shumë vite edhe nga organizmat ndërkombëtar që shërbimi civili të jetë shërbimi profesional ndaj shtetit i karrierës”, ka theksuar ai.

“Në mënyrë se si kanë bërë këtë ligji parashihet që brenda një viti të gjithë pozita drejtues të shërbimit civili t’i ndërpritet marrëdhënia e punës dhe të hapen konkurse të reja”, ka sqaruar  anëtari i LDK-së.

Manaj, ka përfunduar duke thënë se LDK-ja këtë projektligji e vlerëson si antikushtetues.