Anëtari i LDK-së, Shkëmb Manaj, ka deklaruar se në takimin e brendshëm në selinë e partisë diskutimi është përqendruar te procedurat për thirrjen e Kuvendit të jashtëzakonshëm të LDK-së.
Manaj tha se thirrja e Kuvendit brenda kësaj jave është problem për shkak të procedurave që duhet të ndiqen.
Ai ka mohuar gjithashtu se ka pasur ndonjë marrëveshje paraprake me Lëvizjen Vetëvendosje për formimin e institucioneve.
Mbledhja e Kryesisë së LDK-së sot u mbajt një ditë pasi u dorëzuan 148 nënshkrimet për thirrjen e Kuvendit të jashtëzakonshëm të partisë dhe kërkesën për shkarkimin e kryetarit Lumir Abdixhiku.
Pas kësaj nisme, Abdixhiku njoftoi se ka pezulluar negociatat për formimin e institucioneve me Lëvizjen Vetëvendosje. Ndërkohë, “Koha” raportoi se në takimin e së premtes mes Abdixhikut dhe kryetarit të VV-së, Albin Kurti, ishte arritur pajtim në parim për bashkëqeverisje.
Mblidhet LDK-ja, Manaj: Vendimi për Kuvendin merret pas verifikimit të nënshkrimeve