Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Shkëmb Manaj, ka bërë thirrje për pjesëmarrje në tubimin elektoral të partisë që do të mbahet sonte në Istog.
Përmes një postimi në Facebook, Manaj ka njoftuar se tubimi do të zhvillohet në ora 18:30 në palestrën e sportit “IBOS”.
Ai ka ftuar qytetarët e Istogut, duke i bërë thirrje për mobilizim dhe pjesëmarrje masive në këtë aktivitet elektoral të LDK-së.
Manaj ka theksuar se Istogu, sipas tij, mbetet një nga bastionet kryesore të LDK-së dhe ka folur për “ringritje rugoviste” dhe mbështetje të fuqishme për partinë në këtë komunë.
Në fund të postimit, ai ka kërkuar unitet dhe mbështetje për LDK-në në zgjedhjet e 7 qershorit.
