“Manastiret Oortodokse serbe janë të sigurta dhe trashëgimi e Kosovës”

Në tri nga katër manastiret e kishës ortodokse serbe për sigurinë përkujdesen Policia e Kosovës, ndërsa vetëm në manastirin e Deçanit prezent është KFOR-i. Banorët lokalë kryesisht të kombësisë shqiptare, thonë se këto manastire i konsiderojnë si trashëgimi kulturore të Kosovës e jo të huaja, mendim që sipas tyre, e ka secili banor që jeton në këto zona

Kur ngritën temperaturat, sidomos gjatë vikendeve, Bjeshkët e Rugovës në Pejë kthehen në destinacion për ecje.

Në hyrje të Rugovës zakonisht qëndrojnë dy punonjës të Policisë së Kosovës.

Të uniformuar e të armatosur lehtë ata përkujdesen për mbajtjen e rendit në Manastirin e Patrikanës së Pejës.

Gjatë ditës ka shumë pak qarkullim, më shumë lëvizin banorët e zonës, kryesisht për ecje drejt Rugovës.

Feim Hexhnikaj thotë se në oborrin që tash është i rrethuar me mure të larta kanë luajtur e kanë kaluar kohë të mira kur ishin fëmijë.

“Kjo nuk ka qenë, ky mur nuk ka qenë, përfundi “jazit” ka qenë pjesë ku çdo vikend, rinia ka dalë ka luajtur me top, ka luajtur badminton, ka luajtur tenis. Po edhe unë, edhe unë kam qenë pjesë e qasaj”, ka rrëfyer Feim Haxhnikaj, Banor i zonës.

Haxhnikaj jeton këtu afër, ndërkaq këtë manastir e konsideron trashëgimi të Pejës e jo si diçka të huaj.

“Jo,jo, jo, jo, aspak. Popullata këtu këtë kishë e ka ruajtur, shqiptarët e kanë ruajtur…Unë nuk shoh kurrë, çdo ditë kaloj këtu asnjëherë unë nuk shoh ndonjë lëvizje dashakeqe ndonjë lëvizje me sulmu dikë me bo diçka, as më të voglin element nuk ta jep popullata që këta janë të rrezikuar”, ka shtuar Feim Haxhnikaj, Banor i zonës.

“Edhe përreth manastirit të Deçanit atmosfera pak a shumë është e njëjtë. Shumë deçanas dalin këndej për ecje, ndërsa dallimi është se këtu në vend të policisë prezente janë disa patrolla të KFOR-it austriak”, ka theksuar Feim Haxhnikaj, Banor i zonës.

Shkaku që ky manastir është i vemi ku KFOR-i është prezent, sipas kryetarit të Shoqatës së Intelektualëve të Pavarur të kësaj komune është për shkak të propagandës.

“Këto janë propaganda të këqija kur thuhet se manastirit i Deçanit nuk është i sigurt. Nëse manastiri i Deçanit nuk është i sigurt i rrethuar me forcën më të madhe botërore ushtarake siç është KFOR-i, atëherë nuk e di se çfarë force tjetër duhet ta ruajë këtë. Por e themi se manastirin e Deçanit e kanë ruajtur, po e ruajnë dhe do ta ruajnë qytetarët e Deçanit ngase është monument i kulturës dhe i turizmit i Deçanit”, ka deklaruar Adem Lushaj, Shoqata e Intelektualëve të Pavarur në Deçan.

Lushaj insiston se as nuk ka pasur e as nuk ka atmosferë negative dhe kërcënuese për çfarëdo rreziku për incidente rreth këtij manastiri.

“Nuk e dijmë çfarë sigure tjetër duhet të ketë manastiri i Deçanit, kur me vite e vite asnjë incident nuk ka ndodhur dhe as nuk do të ndodhë”, ka deklaruar Adem Lushaj, Shoqata e Intelektualëve të Pavarur në Deçan.

Ndërkohë Policia e Kosovës përkujdeset edhe për manastirin e Graçanicës si dhe atë të Prizrenit.

RTV Dukagjini ka kërkuar të dhëna nga Policia e Kosovës si dhe KFOR-i në rast se është identifikuar eventualisht ndonjë incident së fundmi apo në vitet e kaluara përreth këtyre manastireve.

Mirëpo, deri në publikimin e kësaj kronike nuk kanë kthyer përgjigje.

Shija e redaktorit

Radio Dukagjini i’a qet “Pikën”

Radio Dukagjini po vjen me skemë të re programore. “Pikë”, është një ndër emisionet më të reja që do të filloj në kuadër të kësaj...

Më 30 mars në librarinë “Dukagjini” mbahet promovimi i librit...

Më 30 mars, e enjte, në orën 18:00, në librarinë “Dukagjini” do të mbahet promovimi i librit “Pse s'ma ka thënë njeri më parë”, i...

Kosova dhe Izraeli ndajnë pikët; “Dardanët” nisin mbarë kualifikimet për...

Kosova pati një paraqitje solide në ndeshjen e parë të Grupit I në kualifikimet për “Euro 2024”. Në një ndeshje me emocione, Kosova arriti të...

Të fundit nga rubrika