Manchester City i pandalshëm, Real Madrid nuk lëshon gjysmëfinalen

Real Madrid nuk ka ndërmend të humbas këtë lojë ndaj Manchester City-t, të cilët në fillim të lojës u treguan të vendosur që të largojnë Realin menjëherë, tani me epërsinë 3-2 në Ligën e Kampionëve

Manchester City, për gjysmëfinalen e Champions League, me Real Madridin, po kërkon të fitojë qysh në fillim me dy golat e një pas njëshëm, por Benzema nuk lë të i shijojnë shumë gjatë golat.

Manchester City, shënoi golin e tretë nga lojtari sulmues Philfoden, kundër Real Madrid-it, mirëpo as kjo nuk zgjati shumë që Real Madrid të pranoj humbjen, Vinicius ua ktheu me golin dytë. 

Karim Benzema bëri golin e parë për Real Madrid-in, në minutën e 33-të, lojtari i shumë përmendur ua ktheu brohoritjet tifozëve të madrid-ve, duke iu dhënë kurajo edhe lojtarëve që të mos humbasin nga dy golat e parë.

Karim Benzema, Real Madrid

Sulmuesi i yllit të Real Madrid-it, vazhdon të jetë i suksesshëm në Champions League. Ky është goli i 13-të i Benzemas në Ligën e Kampionëve të këtij viti dhe është goli i parë me Manchester City-n këtë sezon.

Skuadra e Manchester City-t është ende në avantazh 3-2, por duhet të jetë një epërsi shumë më e madhe nga rastet e humbura.

Në takimin që zhvillohet në Etihad Stadium, skuadra nikoqire realizoi që në minutën e dytë të takimit. Ky shënim erdhi nga një harkim fantastik në zonë nga Riyad Mahrez të cilin e priti Kevin De Bruyne duke e shënuar me kokë.

Porse nuk u ndalën këtu. Në minutat e 11-të e dyfishuan avantazhin me golin e Gabriel Jesus. Kësaj radhe De Bruyne ishte në rolin e asistuesit.

Ishte ky një fillim fantastik i lojës dhe supersfidës ndërmjet dy skuadrave pretendente për trofeun e madh.

Pritet të shihet cili do të jetë golashënuesi i rradhës në minutat në vazhdim të sfidës së dytë të gjysmëfinales të Ligës së Kampionëve.

Shija e redaktorit

Kosova voton sot

Rreth dy milionë shtetas të Kosovës do të kenë mundësi të votojnë sot (e diele) më 28 dhjetor në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ndërsa...

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Të fundit nga rubrika