Manchester City: Marrëveshja në parim për transferimin e lojtarit Erling Haaland

Manchester City tashmë ka konfirmuar se kanë arritur një marrëveshje në parim me Borussia Dortmund për transferimin e lojtarit me pozicionin sulmues, Erling Haaland në klubin e tyre.

Sipas deklaratës së klubit, transferimi i lojtarit mbetet subjekt deri në përfundimin e kushteve të klubit me lojtarin Haaland.

Erling Braut Haland, futbollisti profesionist norvegjez me pozicionin sulmues, do të vazhdojë karrierën e tij në Premier Ligën angleze që nga sezoni i ardhshëm, pasi është konfirmuar një marrëveshje nga Manchester City me Borussia Dortmund.

Pas shumë spekulimeve të bëra është arritur marrëveshja në lidhje me transferimin e lojtarit.

“Manchester City mund të konfirmojë se ne kemi arritur një marrëveshje në parim me Borussia Dortmund për transferimin e sulmuesit Erling Haaland në klub,  më 1 korrik 2022,” thuhet në deklaratën e Manchester City.

Gjithashtu paga e lojtarit Erling Haland do të jetë 375,000 paund në javë.

Shija e redaktorit

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Të fundit nga rubrika